Serbët kanë nisur të ndërtojnë dy vazo të mëdha betoni pranë barrikadës së re në anën veriore të urës qendrore mbi lumen Ibër, në Mitrovicë.
Pranë barrierës, të cilën e kanë pagëzuar “Parku i Paqes”, serbët kanë sjellë gjithë materialin e nevojshëm ndërtimor, përfshirë dërrasat, armaturën dhe betonin.
Pjesëtarët e KFOR-it, EULEX-it dhe të Policisë së Kosovës tërë këtë ngjarje kanë qenë vetëm spektatorë.















