Me këtë rast zëvendës drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Dushan Kozarev, ka thënë se “janë të kota tentimet e disave që popullin serb mundohen ta paraqesin si popull që nisi luftërat dhe e do luftën”.
Zëvendësi i Marko Gjuriq, nga Mitrovicë ka porositur se “serbët nuk i frikësohen askujt”.
Në këtë përkujtim të bombardimeve të zhvilluar krejt pranë Urës mbi lumin Ibër kanë marrë pjesë përfaqësues të organeve ilegale të Serbisë, apo të strukturave paralele, ndërsa udhëheqësit komunalë që funksionojnë brenda institucioneve të shtetit të Kosovës nuk kanë qenë prezentë.






















