• Latest
  • Trending
  • All

Serbët e veriut shtojnë interesimin për dokumente të Kosovës

05/07/2017

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 26 September, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Serbët e veriut shtojnë interesimin për dokumente të Kosovës

05/07/2017
in Aktualitet, Lajme

Një prej këtyre qytetarëve është Ivana Petroniq nga Zveçani, e cila për shkak të problemeve me dokumentet serbe, ka vendosur të marrë dokumentet e Kosovës.

“Ne më nuk mund të shkojmë askund, as në Maqedoni dhe për këtë shkak unë tashmë i kam hyrë kësaj procedure. Kam dorëzuar kërkesën për shtetësi, certifikatën nga libri amzë i të lindurve. Nuk kam pasur ndonjë problem të madh, marrë parasysh që unë kam lindur dhe kam jetuar këtu gjithë jetën. Shpresoj që nuk do të ketë probleme, sepse po paralajmërojnë se do ta ashpërsojnë regjimin për marrjen e shtetësisë. Është evidente se kemi arritur në pikën që duhet t’i kemi ato dokumente”, tha Petroniq për Radion Evropa e Lirë.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Xhevdet Haxhiu, nga njësia e regjistrit civil e Komunës së Mitrovicës së Veriut, thotë për Radion Evropa e Lirë se numri i atyre që kanë aplikuar për dokumente, në krahasim me 6 muaj ose 1 vit më parë, është rritur rreth 40 për qind. Sipas tij, çdo ditë janë rreth 10 qytetarë që dorëzojnë kërkesat për certifikata nga librat amzë dhe për shtetësinë.

“Ata nuk i kanë numrat të lëshuar nga administrata e UNMIK-ut, nga organet e përkohshme dhe për shkak të atyre kritereve, të gjithë ata persona duhet të aplikojnë për marrjen e shtetësisë së Kosovës”, tha Haxhiu. Ai shtoi se kjo procedurë vlen për pjesëtarët e të gjitha bashkësive, qoftë të asaj shumicë apo të atyre pakicë. Sipas tij, koha dhe procedurat e gjata mbeten problem, për shkak se në qendrën për regjistrimin civil është numri i vogël i shërbyesve, ndërkohë që kërkesat janë rritur.

“Përderisa para disa kohësh, procedura zgjaste rreth dhjetë ditë ose dy javë, tashmë prolongohet për pesë, gjashtë apo shtatë muaj”, theksoi Haxhiu.

Ministrja për Dialog e Qeverisë së Kosovës në largim, Edita Tahiri, më herët pati thënë për Radion Evropa e Lirë se pasaportat e Drejtorisë koordinuese “asnjëherë nuk kanë qenë të vlefshme në Kosovë, sepse kanë qenë jolegale dhe se Drejtoria koordinuese është strukturë jolegale”.

“Ne tashmë i kemi hapur zyrat tona të Regjistrimit civil në komunat në veri, në mënyrë që t’i furnizojmë qytetarët me pasaportat tona”, ka thënë Tahiri.

Në një agjenci udhëtimi, autobusët e të cilit qarkullojnë në relacionin Novi Pazar – Shkup, kanë konfirmuar se edhe më tej kalimi përtej kufirit nuk është i mundur për qytetarët që i kanë pasaportat e lëshuara nga Drejtoria koordinuese, si dhe me letërnjoftimet, të cilat Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë i lëshon për qytetarët e Kosovës.

Milan Radojeviq, zëvendësministër i Punëve të Brendshme i Qeverisë së Kosovës në largim, thotë për Radion Evropa e Lirë se nuk ekziston asnjë vendim i Qeverisë ose Ministrisë së Brendshme që ato dokumente të jenë shpallur të pavlefshme për territorin e Kosovës.

“Ministria për Dialog thirret në marrëveshjen për lëvizjen e lirë të vitit 2011, por ajo absolutisht nuk reflekton definimin se cilat dokumente janë të vlefshme ose jo. Ajo marrëveshje, në mënyrë ekskluzive definon mënyrën e kalimit të vijës administrative nga njëra dhe ana tjetër. Marrëveshja për lëvizjen e lirë e viti 2011, ashtu sikurse ajo e viti 2014 dhe kjo e fundit e vitit 2016, absolutisht nuk e definojnë e as nuk flasin për atë që këto dokumente, pasaportat e Drejtorisë koordinuese, letërnjoftimet, lejet e vozitjes, madje edhe pasaportat e lëshuara nga ana e drejtorive policore të zhvendosura nga territori i Kosovës, se janë të pavlefshme për territorin e Kosovës”, tha Radojeviq.

I pyetur se në bazë të cilit vendim policët kufitar nuk i pranojnë këto dokumente dhe i kthejnë qytetarët, Radojeviq thotë se bëhet fjalë për instruksionet e Drejtorisë së policisë kufitare, me sugjerimin e Ministrisë për Dialog. Sipas tij, as policët në kufi nuk kanë argumente të mjaftueshme me të cilat do t’ua shpjegonin qytetarëve se pse duhet të kthehen në kufi dhe pse nuk mund të kalojnë me ato dokumente.

“Përgjigjja se kjo po bëhet në përputhje me marrëveshjen e vitit 2011, është absolutisht e pamjaftueshme për qytetarët. Është e nevojshme të tregohet neni i ligjit që e ndalon këtë dhe e definon këtë në Kosovë. Por, një ligj i tillë nuk ekziston”, tha Radojeviq.

Kur i ishte hequr regjimi i vizave, në vitin 2009, Serbia atëherë e kishte miratuar rregulloren, sipas të cilës, personave që kanë vendbanim në Kosovë, dokumentet e udhëtimit ua lëshonte Drejtoria koordinuese e Ministrisë së Punëve të Brendshme e Serbisë në Beograd.

Kjo edhe figuron në ato pasaporta dhe për pronarët e tyre nuk ka vlejtur liberalizimi i vizave për shtetet e BE-së.

Bartësit e atyre pasaportave, për viza i drejtoheshin ambasadave në Prishtinë dhe Beograd.

Tags: albanian
Previous Post

Gjermania në ankth për sulme kibernetike para zgjedhjeve

Next Post

Kalueshmëria për patentë shofer ulet në 85 përqind

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Kalueshmëria për patentë shofer ulet në 85 përqind

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.