Mësohet se në mesin e nxënësve të arrestuar edhe djali i zv.kryetarit të Kuvendit të Medvegjës.
Prindërit kanë deklaruar se ata janë penguar nga ora e mësimit dhe janë mbajtur në polici rreth dy orë.
Intervenimi i policisë serbe në Medvegjë ndaj një flamuri shqiptar të ngritur nga nxënësit në shkollë del sikur Presheva dhe Bujanoci janë Shqipëri apo Kosovë, të cilët kaluan Ditën e Flamurit pa asnjë ekses që në fakt flamuri shqiptar sot valoi edhe në Beograd ?!
Intervenimi i policisë në këtë shkollë dhe marrja e fëmijëve shqiptarë në SUP-in e Medvegjës ka shkaktuar panik dhe reagime ndër qytetarët e Medvegjës si dhe tek autoritet lokale në këtë komune.
Sikur nënkryetari i Kuvendit të Medvgjës Florim Sahiti, ashtu edhe zëvendës kryetarja e Komunës se Medvgjës Leme Xhema, kanë reaguar dhe dënuar këtë akt të intervenimit të bërë ndaj fëmijëve për shkak të simboleve kombëtare të garantuara nga BE, Këshilli Evopian dhe konventa të tjera ndërkombëtare, transmeton “Presheva jonë”.























