Presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter dhe zëvendësi i tij, Michel Platini janë pezulluar për 8 vite nga të gjitha aktivitetet futbollistike. Ata akuzohet për korrupsion.
Vendimi i pezullimit nga Komisioni i Etikës hyn në fuqi menjëherë. Që prej fillimit të skandalit, Dhoma e hetimit të Komisionit të etikës të FIFA-s, kërkoi që dënimi për drejtuesin e UEFA-s të ishte përjashtimi i përjetshëm.
Pavarësisht se dënimi ka qenë me i lehtë, duket se karriera për 79-vjeçarin Blatter, merr fund për shkak të pezullimit 8-vjeçar. Ai është president i FIFA-s që nga viti 1998. Ndërkohë, merr fund edhe shpresa e 60-vjeçarit Platini për të pasuar Blatterin si kreu i FIFA-s. Platini, tre herë fitues i Topit të Artë dhe ish-kapiten i Francës, ka që në vitin 2007 në postin e presidentit të UEFA-s.
















