Tensionet mes Beogradit dhe Tiranës te krijuara nga ndeshja Serbi-Shqipëri janë diskutuar edhe ne takimet qe senatori amerikan Chris Murphy zhvilloi sot, me drejtuesit me te larte te shtetit e politikes, gjate vizitës ne Tirane. Kryetari i Marrëdhënieve me Jashtë të Nënkomitetit të Senatit për Çështje Evropiane bisedoi me kreun e parlamentit Ilir Meta, me te cilin u fokusua tek roli i Shqipërisë ne rajon si dhe angazhimet ne rang global. Pas takimit, duke iu referuar incidenteve ne Beograd, meta tha se me e rëndësishme se nje ndeshje futbolli është e ardhmja europiane dhe stabiliteti ne rajon. Sipas tij, pala shqiptare mirëpret angazhimin serb ne te mire te bashkëpunimit dhe stabiliteti ne rajon. Meta tha me tej se Shqipëria është e hapur ndaj bashkëpunimit konkret me Serbinë dhe vendet e tjera te rajonit. Edhe ne takimin qe Senatori Murphy zhvilloi me Ministrin e Punëve te Jashtme Ditmir Bushati, palet ndanë mendimin se retorika pas ndeshjes ne Beograd nuk i shërben bashkëpunimit dhe prosperitetit të vendeve të rajonit. Ndërsa ne bisedën e zhvilluar me kreun e opozitës Basha, ky i fundit tha se ka ardhur koha për shkëputjen nga stigmat e racizmit dhe fobive dhe që ky investim të shkojë drejt konsolidimit të vlerave dhe standardeve demokratike në të gjitha vendet e rajonit Me herët senatori amerikan zhvilloi nje takim me presidentin nishani dhe, ku u vlerësua miqësia dhe bashkëpunimi mes dy vendeve.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















