Senatori amerikan Christopher S. Murphy vazhdon vizitën e tij në Kosovë, me takimet e zyrtarëve të qeverisë dhe shoqërisë civile. Më pas senatori Murphy pritet të mbajë një fjalim me studentët e Universitet Amerikan në Kosovë.
Ditën e djeshme senatori amerikan Murphy u prit nga Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, me të cilën u informua edhe për situatën e vështirë politike në vend.
Gjithashtu Murphy ishte i ftuar edhe në Ambasadën Amerike në Kosovë, e cila e mirëpriti duke festuar në një nga lokalet e Prishtinës.















