Rusët janë njësoj të këqij si Assadi, ka deklaruar senatori amerikan John McCain në një intervistë për CNN.
“Ata janë njësoj të këqij si Bashar al Assad. I kanë ndihmuar me bure-bomba! Aeroplanët luftarakë rusë me armë të precizitetit të lartë janë ata të cilët kanë goditur spitalet në Aleppo. Ata kanë dërguar dronë, identifikuan spitalet dhe i goditën”, është përgjigjur senatori amerikan në pyetjen nëse beson se Rusia ishte në dijeni për sulmin kimik, të cilin e kryen forcat e presidentit Assad.






















