Ai ka thënë se ngritja e një problemi nacional po kthehet në një kauze politike.
Selmanaj ka kritikuar Qeverine për mostransparencë për problemin e demarkacionit, por edhe opozitën që nuk ka lejuar debat për këtë çështje nacionale.
Analisti Selmanaj, ka thënë se debati ka qenë hapi i parë dhe duhet të vazhdohet edhe me debate tjera, ngase nuk ka marrë një përgjigje të fundit, e aq më shumë hapi i Qeverisë për me dërguar në Kuvend e ka dërguar krejt në ujë këtë veprim.
Sipas tij, demarkacioni e asociacioni janë bërë tema të rënda për vendin dhe si të tilla e kanë ngulfatë edhe jetën dhe të ardhmen tonë si vend, duke shtuar se si impirativ i krejt kësaj janë zgjedhjet nacionale në vitin 2017.
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=tSZUCqN3JVk?feature=oembed&w=640&h=360]






















