“Ne bëjmë përgjegjës kryeministrin Mustafa i cili ka dhënë dënim të paligjshëm për gjithë ata veteranë që e meritojnë këtë. Dhe qeveria në vend që të pastronte këto lista nga manipulatorët pushteti bëri gabimin e radhës deri sa futi me një thes veteranët me manipulatorët”, tha Selimi.
Sipas tij, veteranët e vërtetë të UCK-së, nuk e meritojnë të keqtrajtohen në mënyrë arbitare nga Mustafa e Thaçi, raporton kosovapress.
“Veteranët nuk e meritojnë të keqtrajtohen e as të jene në të njëjtën kategori me manipulatorët”, tha Selimi, duke bërë thirrje që të ndalen siç tha ai, manipulimet me vlerat e luftës.























