Ai ka shtuar se nuk mund të mbrohen vlerat e UÇK-së, nga ata që kanë votuar Specialen pasi vetë ata e kanë mbjellur të keqen.
“Ju që keni votuar për vazhdimin e EULEX-it sot kritikoni vendimet e këtij misioni dhe derdhni lot krokodili. Ju nuk keni të drejtë të flisni për ushtarët që vetë i keni dërguar në burg dhe që falni toka për të cilën ata ishin të gatshëm edhe të vdisnin”, është shprehur Selimi.
“Sot Kuvendi po bënë një lojë me këtë debat. Thirrësi i debatit do duhej të na sillte një rezolutë dhe të tregojë se a është me UÇK apo me EULEX. Nxirrni një rezolutë që nuk i njiheni vendimet e këtij misioni dhe do ta keni kontributin tonë”, ka pohuar më tej ai.























