• Latest
  • Trending
  • All

Selami i ambasadores turke: Presim që Kosova mos t’i mbyllë sytë para “Gylenistëve”

27/07/2016

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 22 April, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Selami i ambasadores turke: Presim që Kosova mos t’i mbyllë sytë para “Gylenistëve”

27/07/2016
in Aktualitet

Ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç, duke reaguar kundër tentativës për grusht shteti në Turqi, ka theksuar se zyrtarët e Kosovës duhet të kuptojnë që organizata, që ajo e ka quajtur terroriste, FETÖ, e cila qëndron prapa tentativës është shumë e rrezikshme edhe për vendin e tyre.

Në një intervistë për Anadolu Agency (AA) Ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kiliç foli rreth tentativës së dështuar më 15 korrik, për gjendjen e tashme pas tentativës, si dhe për rrezikun që i kanoset vendeve të botës ku organizata terroriste FETÖ ka shtrirë aktivitetin e saj.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Ambasadorja Kiliç në fillim të fjalimit të saj u shpreh se ata që e kanë kryer këtë akt, duke përdorur tanket, helikopterët e armët e shtetit, të cilët janë dhënë për t’a mbrojtur popullin nga armiqtë, janë të pabesë dhe tradhtarë të mëdhenj.

Ajo bëri të ditur se këta ishin vetëm një grup i cili ishte i udhëhequr nga FETÖ, të cilët sipas saj ‘i kishin dhënë mendt me qira’ dhe se as se si nuk duhet të përgjithësohen me Forcat e Armatosura Turke.

Ambasadorja theksoi se Turqia ende përballet me grupet terroriste si PKK dhe DAESH (ISIS) dhe se ushtarët e shenjtë të Forcave të Armatosura luftojnë e terrorizmin në mënyrë intensive. Ajo duke vënë në dukje se ushtarët turq gjithashtu mbrojnë paqen në vende të ndryshme si në Afganistan, Kosovë dhe Bosnje dhe Hercegovinë, shtoi që mburret me Forcat e Armatosura të shtetit turk.

“Kjo tentativë për grusht shteti u bë nga një grup të cilët i shohim me uniforma të Forcave të Armatosura, e që janë të lidhur drejtpërdrejt me organizatën terroriste FETÖ. Falë Zotit kjo tentativë u parandalua nga vullneti i popullit dhe nga solidariteti i të gjithë partive politike dhe mediave, ku në fillim duhet të përmendet populli i cili me thirrjen e Presidentit doli nëpër rrugë t’u dalin ballë tankeve dhe duke marrë të gjitha rreziqet qëndruan pranë demokracisë dhe të së ardhmes së tyre”, u shpreh Ambasadorja Kiliç.

Kiliç u shpreh se anëtarët e kësaj organizate të rrezikshme kanë depërtuar në shumë institucione të vendit. Ajo bëri të ditur se tani shteti turk po mundohet që t’i nxjerrë në shesh anëtarët e organizatës terroriste FETÖ dhe të pastrojë institucionet vendore për të mundësuar që populli të jetojë në një vend ku mbizotëron solidariteti.

Duke vënë në pah se asgjë nuk mund të jetë më i lartë se vullneti i popullit, ajo theksoi që populli nuk kishte në dorë pushkë e armë, por kishte fuqinë e besimit dhe vullnetin e patundur për ta mbrojtur demokracinë.

Ambasadorja ka theksuar se kjo ngjarje ka dëshmuar se sa e përgjakshme mund të jetë organizata terroriste FETÖ. Ajo theksoi se të gjithë miqtë dhe aleatët e shtetit turk duhet të jenë të vetëdijshëm për rrezikun që paraqet kjo organizatë.

Duke vënë në dukje se këto nuk përjetohen as nëpër luftëra, u shpreh se me këtë rast të gjithë e panë se çfarë mund t’i bëjë kjo organizatë popullit të vet të pafajshëm, e cila pa asnjë arsye dhe pa dhembshuri, ka mundur t’i drejtojë armë dhe ta vrasë popullin, ta bombardojë Kuvendin e Presidencën.

“Kjo organizatë është aktive në gjithë botën. Ne biseduam për këtë me aleatët dhe miqtë tanë sepse kjo tentativë për grusht shteti nuk i është dedikuar vetëm Turqisë por gjithë botës demokratike. Ky është një sulm kundër gjithë qeverive, parlamenteve dhe përfaqësuesve të popullit të zgjedhur në mënyrë demokratike. Këtë nuk duhet ta shohim vetëm si një sulm specifik kundër Turqisë. Kjo organizatë është aktive nëpërmjet shumë organizatave të ndryshme nëpër botë. Ne bëjmë thirrje vendeve miq, se tanimë duhet të shqetësohen për praninë e një organizate kaq të rrezikshme në trojet e tyre”, u shpreh Kiliç.

Duke vënë në dukje se organizata terroriste FETÖ është në gjendje të bëj çmos për t’i arritur qëllimet e veta dhe se këtë e kanë dëshmuar duke sulmuar popullin e vet, Kiliç u shpreh se kjo organizatë është aktive edhe në Ballkan, por edhe në Kosovë. Ajo vuri theksin se në këto ditë të errëta Turqia dëshiron t’i shohë miqtë pranë tyre.

“Miqtë në këto ditë të errëta duhet të tregojnë se janë pranë njëri-tjetrit. Ne e presim këtë, dhe presim që kjo mos të bëhet vetëm me fjalë, por me vepra dhe me qëndrimin e tyre. Siç thashë ata janë aktivë edhe në Ballkan e edhe në Kosovë. Unë si tek të gjithë vendet mike, bëj thirrje edhe tek zyrtarët e Kosovës që të kuptojnë se sa e rrezikshme mund të jetë kjo organizatë për trojet e tyre. Ne shprehim pritjen që ata të mos i mbyllin sytë tek institucionet që veprojnë si vazhdimësi të kësaj organizate terroriste”, u shpreh Kiliç.

Ambasadorja Kiliç u shpreh se Kosova me Turqinë kanë marrëdhënie shumë të mira, si në aspektin ekonomik ashtu edhe kulturor. Ajo theksoi se Turqia do të jetë gjithmonë mbështetëse e Kosovës në procesin e integrimit në BE. Ajo u shpreh se për ta mundësuar shpejtimin e procesit të liberalizimit të vizave, Turqia ka ofruar nënshkrimin sa më të shpejtë të marrëveshjes për Ripranim, e cila ka qenë një prej kritereve të këtij procesi.

Në fund Kiliç bëri të ditur se tani në Turqi gjithçka është kthyer në jetën normale dhe se të gjithë ata që dëshirojnë të udhëtojnë në Turqi, si për vizita turistike, ashtu edhe për marrëdhënie tregtare mund ta bëjnë këtë pa asnjë shqetësim. Ajo theksoi se gjendja e jashtëzakonshme 3 mujore ka të bëjë vetëm me shpejtimin dhe rritjen e efikasitetit në procesin e eliminimit të pjesëtarëve të organizatës terroriste FETÖ, nga institucionet e shtetit turk.

Post Views: 40
Tags: albanianAmbasadorja e Turqisë në Kosovëduke përdorur tanketduke reaguar kundër tentativës për grusht shteti në Turqie cila qëndron prapa tentativës është shumë e rrezikshme edhe për vendin e tyre. Në një intervistë për Anadolu Agency (AA) Ambasadorja e Turqisë në Kosovëedi ramaFETÖhelikopterët e armët e shtetitjanë të pabesë dhe tradhtarë të mëdhenj. Ajo bëri të ditur se këta ishin vetëm një grup i cili ishte i udhëhequr nga FETÖka theksuar se zyrtarët e Kosovës duhet të kuptojnë që organizataKiliç foli rreth tentativës së dështuar më 15 korrikKivilcim Kiliçpër gjendjen e tashme pas tentativësqë ajo e ka quajtur terroristesi dhe për rrezikun që i kanoset vendeve të botës ku organizata terroriste FETÖ ka shtrirë aktivitetin e saj. Ambasadorja Kiliç në fillim të fjalimit të saj u shpreh se ata që e kanë kryer këtë akttë cilët janë dhënë për t’a mbrojtur popullin nga armiqtë
Previous Post

Ky është numri i ushtarëve dhe mjeteve ushtarake që u përdorin në puçin në Turqi

Next Post

Bill Clinton: Nëse ti je mysliman, e urren terrorizmin, Amerika të do ty! (Video)

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Bill Clinton: Nëse ti je mysliman, e urren terrorizmin, Amerika të do ty! (Video)

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.