• Latest
  • Trending
  • All

Sekuestro kompanisë “Taçi Oil”, Milani i kërkon 2.3 milionë euro

13/05/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 29 October, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Sekuestro kompanisë “Taçi Oil”, Milani i kërkon 2.3 milionë euro

13/05/2015
in Lajme

“Taçi Oil” ka pezulluar aktivitetin e saj që nga dhjetori 2014, kur biznesmeni u përfshi në blerjen e ekipit të Parmës

Ambiciet e Rezar Taçit për të pasur një vend nderi në futbollin italian rreth katër vjet më parë, i kanë hapur jo pak telashe atij dhe kompanisë së tij, Taçi Oil, që deri dy vjet më parë ishte një nga aktorët kryesorë të tregut të naftës. Krahas problemeve në tregun e brendshëm, Taçi Oil duhet të përballet dhe me kërkesat për kthimin e milionave euro te partnerët italianë të dikurshëm.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Vendimi i gjykatës

Shoqëria përmbarimore “Strati Bailiff’s Service” sh.p.k, ka kërkuar vendosjen e masës së sekuestros konservative mbi aktivet e regjistruara të palës debitore, shoqëria “Taçi Oil International Trading & Supply Company”. Kërkesa është bërë në gjykatë më 22 prill 2015 dhe është regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit, pak ditë më parë, pikërisht më 7 maj.

Sipas shkresës së drejtuar QKR-së dhe për dijeni kompanisë, urdhri për sekuestro konservative është marrë pasi shoqëria “Taçi Oil International Trading & Supply Company”, sipas një vendimi të Gjykatës së Milanos (datë 21.08.2013), i njohur dhe nga gjykata shqiptare duhet t’i paguajë shoqërisë “Infront Italy” shumën prej 2.3 milionë euro, si dhe shpenzime të tjera për procedurë dhe interesa. Kompania Infront Italy, sipas faqes së saj në internet është lider në marketingun ndërkombëtar sportiv.

Pezullimi i “Taçi Oil”

Ndërkohë, “Taçi Oil International Trading & Supply Company” rezulton në QKR me status të pezulluar, me kërkesë të saj, që nga dhjetori i vitit 2014. “Taçi Oil” përfaqëson falimentin më të madh të sektorit të naftës. Deri në fund të vitit 2012, kur ofroi 850 milionë euro për blerjen e kompanisë shtetërore të naftës, “Albpetrol”, Rezar Taçi konsiderohej si një ndër manjatët më të mëdhenj të naftës në vend, me plane të mëdha për të mbyllur ciklin nga prodhimi i naftës e deri te tregtimi me pakicë i saj. Por, 2013-a solli një kthesë të menjëhershme në aktivitetin e grupit. Grupi u tërhoq nga blerja e “Albpetrol” në fillim të 2013-s, pasi nuk arriti të derdhë në shtet shumën e ofruar. Pamundësitë për të shlyer në kohë kreditë çuan në një varg sekuestrosh që sollën edhe falimentin e grupit.

Financimi te Milani

Emri i Rezar Taçit dhe presidentit të kompanisë “Infront”, që sot kërkon kthimin e borxhit, shfaqen në mediat italiane pak vjet më parë, në vitin 2011, kur A. C. Milan dhe Rezar Taçi, që në atë kohë cilësohej nga mediat italiane si president i kompanisë më të madhe të naftës në Shqipëri, nënshkruan një marrëveshje sponsorizimi me A.C. Milan për sezonin 2011 – 2012, në cilësinë e Premium Sponsor. Kjo marrëveshje e rëndësishme, sipas mediave italiane, e arritur në sajë të ndërmjetësimit të “Infront”, këshilltari zyrtar që përkrah skuadrën në kërkimin, seleksonimin dhe administrimin e sponsorëve, u zyrtarizua në selinë e Milan në prani të Adriano Galliani, zëvendëspresident i Klubit, Rezar Taçi, president i “Taçi Oil” dhe Marco Bogarelli, President i “Infront Italy”.

Rasti i Parmës

Po ashtu, prokuroria italiane ka hapur një çështje kundër klubit të Parmës dhe administratorëve të saj të fundit, të akuzuar të gjithë për shkelje fiskale gjatë periudhës kur kanë qenë në detyrë. “Guardia Di Finanza” ka filluar punë prej muajsh për analizimin e bilanceve të klubit, jo vetëm ato të ratifikuara nga klubi më 27 dhjetor, por edhe paraardhësit, për të kuptuar se sa shkelje financiare janë bërë që sollën në falimentimin e skuadrës. Sipas shifrave paraprake bëhet fjalë për 16.7 milionë euro taksa të papaguara, si pasojë e mospagimit të rrogave të futbollistëve apo palëve të treta të cilat po dalin në skenë gjatë këtyre ditëve. Personazhi kryesor i këtij hetimi është ish-presidenti Tomaso Girardi, por gjithashtu rrezikojnë edhe personat firmëtarë të “Dastraso Holdings Ltd” të drejtuar nga Rezar Taçi, i cili, personalisht, ka shmangur të vendosë emrin e tij në letrat e blerjes, por edhe Presidenti aktual, Xhiampietro Manenti. Taçi është përfshirë direkt në këtë çështje vetëm nga Girardi, i cili e ka vlerësuar si fajtorin kryesor të kësaj situate dhe ka vendosur të bëjë kallëzim penal kundër biznesmenit shqiptar për “shkelje kontrate dhe mashtrim”.

Previous Post

Intelektualët diskutojnë mbi rolin e tyre në çështjen e Radikës dhe Rrugës së Arbrit

Next Post

Erdoan: Në Ballkan ka nga ata që duan të cenojnë paqen dhe sigurinë

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Erdoan: Në Ballkan ka nga ata që duan të cenojnë paqen dhe sigurinë

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.