• Latest
  • Trending
  • All

Seksist apo mizogjin?

25/04/2017

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 6 September, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Seksist apo mizogjin?

25/04/2017
in Aktualitet

Nga Jeta TOÇILA 

Unë nuk jam nga ato feministet ekstremiste që dalin me shpatë në dorë kundër gjithçkaje që përfaqësojnë burrat. Por ka disa sjellje e qëndrime në shoqërinë shqiptare të spektaklit, të fortifikuara përmes personazheve publike, të cilat nuk i honeps dot. Ka politikanë, gazetarë apo persona të tjerë publikë që shfaqin hapur seksizmin ndoshta dhe mizogjininë e tyre të fshehtë.
Ata bëjnë shaka pakripë me personazhe femra në panele programesh televizive duke folur për to si për copën e mishit që e rreh kasapi për ta shitur për bërxollë a byftek. Ose ata përdorin gjuhë të papërshtatshme në seanca parlamentare për koleget femra. Për shembull ndodh të thërrasin një deputete me emrin e një pornostari, tjetrës mund ti thonë “u lage”. Për dikë tjetër mund të tregojnë se gjithë natën ka qenë me ndërkombëtarët. Ose gjatë takimeve me popull, e zemë në ndarje certifikatash pronësie, mund të shprehin hapur seksizmin, jo vetëm ndaj femrave, por edhe meshkujve që në sytë e tyre duken si dele. Pasi seksismi është neutral në raport me gjininë. Një person seksist mund të jetë i tillë edhe ndaj burrave.
Sipas shpjegimeve në fjalorë të ndryshëm seksizmi ka të bëjë me qëndrimet ose sjelljet e bazuara në stereotipet tradicionale të roleve gjinore. Misogjinia ka të bëjë me urrejtjen, mospëlqimin ose mosbesimin ndaj femrave. Sipas teorive feministe, mizogjinia mund të shfaqet në mënyra të ndryshme, përfshirë diskriminimin seksual, denigrimin e gruas, dhunën ndaj grave dhe objektifikimin seksual të gruas. Mizogjini, shënjestron një grua të butë, e cila nuk aktivizon mekanizma mbrojtës ndaj tij, sepse në fillim ai shfaqet si pasionant emocionues, argëtues dhe karizmatik. Me kalimin e kohës, ai fillon të zbulojë personalitetin duke u shfaqur i vrazhdë dhe i pasjellshëm, pastaj përsëri i papërmbajtshëm. Sjellja e tij ndaj grave në përgjithësi është dominante, madhështore, me kokëfortësi, kontrolluese. Nëse një grua ecën më shumë se ai përpara në karrierë ose në biseda profesionale ai ndihet keq. Atij I ecën për ti bërë gratë të ndihen të dobëta para tij. Ai nuk ka turp t’u kërkojë seks grave që punojnë me të, ti vërë në lojë edhe publikisht, t’u marrë para borxh apo edhe ide duke mos ua njohur meritat. Në një takim, ai do e trajtojë një grua krejt në mënyrë të kundërt me atë që ajo ka qejf. Nëse një grua është e pavaruar ai do sillet me të si dominant, nëse një grua preferon një zotëri me sjellje kalorsiake, ai do e trajtojë atë si shok birre. Ai papritmas mund të zhduket nga një marrëdhënie pa e përfunduar, por mund të kthehet tre muaj më vonë me një shpjegim të sajuar për të joshur gruan përsëri.
Nëse ky mizogjin është një lider, gjatë gjithë periudhës së qëndrimit në pushtet, zgjedh të bashkëpunojë me gra, të cilat ofrohen dhe trajnohen të brendësojnë tiparet e një ushtari që përgjigjet gjithmonë “YES SIR”. Ato pranojnë të quhen kuçka prej liderit korridoreve, pranojnë të komentohen format e tyre trupore apo veshjet që kanë zgjedhur, pranojnë edhe të dhunohen. Zgjedhin të qeshin me këtë lloj gjuhe duke e glorifikuar liderin edhe për këtë tipar unik, pa kuptuar se ky tipar mund të jetë mizogjini e kamufluar me seksizëm.
Me të drejtë mund të ngatërrohet me seksizëm, pasi këta persona nuk e kanë të shkruar në ballë, madje shpesh herë shfaqen edhe si persona pro-grua, për shembull duke shtuar kuotat e grave në vendimmarrje ose gardhet me police femra në protestë, ose propozimet për kandidate presidente femra.
Duhet thënë se në pjesën më të madhe të rasteve këta lidera nuk e dinë që i urrejnë gratë. Mizogjinia e tyre duket se është një urrejtje e pandërgjegjshme ndaj cdo gruaje, e formuar herët gjatë jetës së tyre, shpesh si rezultat i ndonjë traume ku është përfshirë ndonjë figurë femërore ndaj së cilës kanë patur besim. Për shembull një nënë e ftohtë emocionalisht, neglizhente, një grua që i ka zhgënjyer në dashuri, një motër abuzive, ose mësuese, ose e dashur mund të ketë mbjellë farën e urrejtjes në trurin e tyre. Sapo kjo farë mbillet, lëshon rrënjë, të cilat afektojnë negativisht emocionet, sjelljet dhe mendimet në raport me femrat. Çdo herë që ata mund të lëndojnë ndjenjat e një gruaje, ata ndjehen mirë, sepse thellë fshehtas në trurin e tyre, sjellja e keqe shpërblehet me një dozë dopamine të kënaqësisë, gjë që i bën ata të duan të përsërisin sjelljen përsëri dhe përsëri. Është fatkeqësi nëse dikush, lider ose jo të urrejë një grua. Në një rast të tillë, ky dikushi ka nevojë për ndihmë dhe rilindje!

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025
Tags: edi rama
Previous Post

Këto shtete kanë ushtrinë më të fuqishme në botë

Next Post

Mbahet konferenca e donatorëve në sektorin e bujqësisë

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Mbahet konferenca e donatorëve në sektorin e bujqësisë

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.