Një gjobë rekord është vënë në Batipaglia, Eboli, në Itali.
Një prostitutë dhe klienti i saj janë kapur në flagrancë teksa konsumonin një raport seksual në makinë dhe për këtë janë gjobitur me nga 10 mijë euro secilin.
Sipas medieve italiane, klienti 30-vjeçar dhe prostituta, një 20-vjeçare rumune, ishin lakuriq në makinë.
Gjoba është një nga masat e propozuara nga kryebashkiaku i Ebolit për frenimin e këtij fenomeni në zonë.














