“Për shkak të rrezikut që konflikti të përshkallëzohet, ju lutemi që të përmbaheni e t’i shmangim vuajtjet e popullit të Sirisë”, ka thënë Guterres.
Ai tutje ka shtuar se zgjidhja e problemit duhet të jetë me politikë, duke realizuar bisedimet në Gjenevë për zgjidhjen e problemit.
Këshilli i Sigurimit është duke mbajtur një mbledhje urgjente për sulmet ajrore të SHBA-së në Siri.