Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, Boris Xhonson, vizitoi qëndron Kosovën. Ai u takua me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe, më pas, mori pjesë në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës, ku morën pjesë kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ministra të kabinetit qeveritar, ambasadori i SHBA-së Greg Delaui, përfaqësuesja e Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalia Apostolova si dhe përfaqësues të zyrave diplomatike. Gjatë fjalimit në seancën solemne, kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli tha se vizita e Sekretarit Xhohnson është shprehja e marrëdhënieve të mira mes Kosovës dhe Britanisë së Madhe dhe se emri i këtij vendi është i lidhur në mënyrë të pandashme me historinë e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Sekretari Xhonson gjatë fjalimit të tij foli për gjendjen në vend, duke e krahasuar me vizitën e tij në Kosovë para 17 vitesh. Ai theksoi se Kosova mund të jetë një shembull i fuqishëm për të tjerët për atë se çfarë mund të arrihet. Sekretari vuri në pah se, si shumë sisteme të tjera politike, edhe sistemi i Kosovës duhet të përshtatet dhe përmirësohet. “Partitë politike duhet të punojnë që t’i shërbejnë interesit të qytetarëe. Njerëzit kanë të drejtë të kërkojnë më shumë nga përfaqësuesit e tyre të zgjedhur dhe llogari prej tyre”, tha Xhonsoni. Ai shtoi se Britania e Madhe dëshiron që Kosova të jetë një forcë stabilizuese në të gjithë Ballkanin Perëndimor dhe kësaj i shërbejnë marrëdhëniet normale me Serbinë. Ai theksoi se bota ka sot sfida të përbashkëta si terrorizmi apo lufta kundër korrupsionit ndja këto kërcënime duhen luftuar së bashku.
Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën
Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...






















