“Sot ka seancë lidhur me Azem Sylën, seanca do të mbahet në ora 14:00”, tha Gashi.
Insajderi ka kontaktuar edhe me avokatin e Sylës Tomë Gashin, mirëpo ai ka thënë se nuk ka pranuar asnjë ftesë për këtë seancë.
Me 6 tetor Gjyqtarja e EULEX-it kishte marrë vendim për caktimin e paraburgimit ndaj Syla deri më 22 nëntor 2016, për shkak të rrezikut të përgjithshëm të tentimit të ndikimit në dëshmitarë të mbrojtur.






















