Mësohet se takimi i dy krerëve të mazhorancës ka nisur rreth orës 18:15 në Kryesinë e Kuvendit. Më herët kryeministri Rama u takua me ambasadorin amerikan Donald Lu dhe atë të BE-së, Romana Vlahutin, shkruan gazeta Shekulli.
Kreu i PD-së Lulzim Basha deklaroi sot se deputetët demokratë do të votojnë nesër vetëm ligjin e SPAK-ut.






















