“Për mbajtjen e kësaj seance ka pasur pajtim nga gjithë anëtarët e kryesisë ndërsa për mbajtjen e kësaj seance janë mbledhur 40 nënshkrime”, ka thënë ajo.
…………………………
Mblidhet Kryesia e Kuvendit, pritet të caktohet seanca e jashtëzakonshme
Ka filluar mbledhja e kryesisë se Kuvendit ku do të caktohet për kohën e mbajtjes së seances së jashtëzakonshme për të diskutuar ndaj denimit të grupit “Drenica”.
Gjykata e Apelit e Kosovës në Prishtinë e dha aktgjykimin në rastin ‘Drenica II’, me të cilin ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë të datës 27 maj të vitit të kaluar, shkruan lajmi.net.
I vetmi ndryshim në këtë vendim është se Sylejman Selimit ia kanë ulur një vit burg në 7 nga 8 sa është dënuar. /Lajmi.net/
Ekskluzive: Kuvendi mblidhet sot në seancë të jashtëzakonshme





















