Ai ka thënë se gjatë vitit 2017, Policia e Kosovës do të pajiset me një sërë pajisjesh mobile, duke përfshirë edhe radarët nëpër veturat e policisë.
“Kemi paraparë që në një të ardhme të afërt t’i ngritim kapacitetet tona edhe me pajisje mobile që mund të vendosen edhe nëpër vetura zyrtare për të qenë më efikas dhe efektiv në menaxhimin dhe kontrollin e trafikut rrugor, identifikimin e kryesve të kundërvajtjeve në rrugë me të vetmin qëllim parandalimin e aksidenteve në trafik dhe zvogëlimin e numrit të tyre”, ka thënë Hoxha për Indeksonline.






















