“Çdo deklaratë po e bënë edhe më keq, deklarata e kryeministrit të Shqipërisë, në drejtim të angazhimit të saj për tu bashkuar me Kosovës, më pas deklaratës zjarrvënëse së tij iu bashkëngjit Thaçi e më pas u ndiq edhe nga Musliu. Më pas reagimet e Daçiqit, Vulinit dhe të gjitha bashkë i kanë shtuar benzinë zjarrit dhe i kanë bërë gjërat edhe më keq”, ka thënë Scott.
Ai theksoi, se të gjithë duhet të përqendrohen në bashkëpunim të paqes dhe stabilitet, në vend të që bëjnë thirrje për luftë për kufijtë”, transmeton lajmi.net.
“Ne duhet të përqendrohemi në të ardhmen dhe në atë që në të vërtetë i ndihmon popujt e rajonit”, tha ambasadori amerikan.
Ai beson se “marrëdhëniet rreth punës” e ndërtuar në vitet e fundit nga kryeministri i Serbisë dhe ai i Shqipërisë duhet të ruhen.
“Kam besim se udhëheqësit e këtij rajoni, veçanërisht Rama dhe Vuçiqi duhet të vazhdojnë të ndërtojnë marrëdhënie të mira. Fokus kryesor duhet të jenë riparimi i marrëdhënieve mes vendeve”, ka Scott.
Ndërsa, për rastin e Ramush Haradinajt ai tha se gjykata duhet të vendos ndaj akuzave të tij dhe nëse ai duhet të ekstradohet në Serbi.






















