Scott ka thënë, se nuk duhet më të ekzistojë lufta për kufijtë në Ballkan, por duhet të shikohet përpara.
I pyetur se si e komenton deklaratën e ish- diplomatit amerikan William Walker, i cili tha më parë se ka një projekt për Shqipërinë e Madhe, Scott, tha se një deklaratë të tillë nuk e ka parë në video, por vetëm në raportet e mediave dhe nuk mund të komentoj një deklaratë të tillë.
“Për atë që mund të them në emër të vendit tim është stabiliteti ne rajon. Ne nuk jemi as për Shqipëri të Madhe, as për Serbi të Madhe apo për Kroaci, në jemi për kufijtë që ekzistojnë dhe duhet të ecet përpara. Nuk jemi në kërkim të projektimit që nuk ekziston në realitet”, është shprehur Scott, shkruan Blici serb.






















