Në momentin që po kontrollonin kamionin, agjentë të policisë kanë ndjerë erën karakteristike të marijuanës.
Në kamionin që transporte tube plastike u gjet edhe sasia e drogës. Raportohet se droga, vlera e së cilës është vlerësuar nga autoritetet 570.000 euro, ishte e fshehur në tubat plastikë të gjatë 60 cm dhe me një diametër 11 cm.
Sasia prej 230 kilogramë është zbulimi më i madh në Bavarinë e poshtme, tha kreu i ekipit hetues, Falk von Usslar.
“Ky është një zbulim i jashtëzakonshëm i inspektoratit policor Passau, i cili na ka entuziazmuar”, tha Falk von Usslar.
Shoferi tha se nuk e dinte që në kamion ishte fshehur drogë.
Sipas autoriteteve, kamioni me drogë ishte nisur nga Italia, kishte kaluar në Austri dhe kishte si destinacion Holandën.






















