Një incident detar u shoqërua në ujërat tona territoriale. Anija roje kufitare greke është futur në ujërat tona territoriale dhe ka ndaluar një anije peshkimi shqiptare e cila është e liçensuar.
Incidenti nuk ka përfunduar me kaq pasi rojet greke kanë fyer peshkatarët shqiptarë.
Me të marrë vesh lajmin rojet bregdetare shqiptare janë nisur drejt vendngjarjes, kjo ka bërë të mundur që anija greke të largohet.
Ndërkohë pala shqiptare ka nisur hetimet dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.















