“Është një sipërmarrje shumë e rëndisshme. Jam këtu si udhëheqësja e vendit më proeuropian, kemi treguar përkushtim ndaj vlerave të BE. Jemi harmonizuar me sanksionet kundër Rusisë. Në të njëjtën kohë na duhet që BE të lëvizë nga fjalët në vepra.
Kosova do të paraqesë aplikimin për anëtarësim në fund të këtij viti. Ëshë një takim mes BE e Ballkanit, jo një takim për negociata mes Kosovës e Serbisë
Është sipërmarrje e rëndësishme qoftë nga BE dhe Ballkani Perëndimor. Do të shfaqim këtë përbashkësi drejt BE për një proces. Jam këtu si udhëheqësja e një nga vendet më pro europian. E kemi treguar këtë në veprime kur vjen fjala për veprimet pro BE. Kemi dënuar agresionin rus. Na duhet që BE të lëvizë nga fjalët në vepra, siç është dhe liberalizimi i vizave për BE. Ky është një takim mes BE dhe Ballkanit Perëndimor, dhe jo negociata mes Kosovës dhe Serbisë.
Ne do lobojmë për të ecur para për të përçuar mesazhe të forta të Ballkanit Perëndimor. Ose je krah Rusisë ose krah Ukrainës, dhe kjo duhet të vlerë. Ky është sinjali që BE do i dërgojë mesazh të qartë Ballkanit Perëndimor. Të jemi në krahun e duhur të historisë, kjo duhet pritur.
Vuçiç është vazhdimësi e një mendësie të vjetër. Ajo çfarë po tregon Kosova këto ditë, është e kundërta e asaj që tregon Vuçiç, shtrin dorën për dialog. Edhe pse ata nuk kanë kërkuar falje për krimet.”- u shpreh Osmani.





















