“Mirëkuptim i plotë me km Li Keqiang për nevojën që Kina të rrisë mbështetjen financiare ndaj Shqipërisë dhe rajonit#Ndryshimereale”. Ky ka qënë postimi i radhës së kryeministrit Rama, pas takimit me kryeministrin e Kinës.
Kryeministri kinez Li Keqiang është shprehur se Kina dëshiron të kërkojë modele të rinj financimi për investimet në Europën Qendrore dhe Lindore, me një linjë kredie prej 10 miliardë dollarësh dhe një fond të ri investimesh prej 3 miliardë dollarësh amerikanë. Ai i ka bërë këto komente ndërsa po fliste në Samitin Kinë Europa Qendrore dhe Lindore në Beograd.
“Vendet në Europën Lindore dhe në rajon do të kenë qasje në një linjë kredie me vlerë pej 10 miliardë dollarësh, ku kostoja e huamarrjes do të jetë e ulët për të lejuar investime të mëdha. Kina do të krijojë një fond të ri investimesh me një vlerë totale prej 3 miliardë dollarësh, ndërkohe ne po shohim përpara për mënyra të reja të bashkëpunimit përmes partneritetit privat-publik, marrëveshjet e ndryshme të qirasë financiare, të cilat do ta bëjnë bashkëpunimin tonë më efikas dhe më produktiv,” tha Li.
“Dje, gjatë ditës së parë në Samitin ekonomik mes Kinës dhe vendeve të Evropës Juglindore, me fokus nismat konkrete dhe projektet inovative që ndihmojnë në progresin ekonomik të të gjithë rajonit si ai për lidhjen hekurudhore mes vendeve të rajonit, apo një sërë projektesh të tjera me palën kineze për infrastrukturën, zonat industriale dhe për mbështetjen e mëtejshme të rilindjes së bujqësisë, përmes një financimi të ndjeshëm për rehabilitimin e sistemit të ujitjes dhe kullimit”, ka shkruar Rama në Facebook.
















