Lushtaku është duke pushuar pas qëndrimit katër mujor në burg dhe ende nuk e ka ndarë mendjen se a do të rikandidojnë edhe për një mandat në Skenderaj.
“Hale nuk e kam nda mendjen edhe pse kam mbështetjen e partisë dhe kryetarit”, ka thënë Lushtaku.
Lushtaku ka thënë, se nuk ka dëshirë të rikandidoj edhe një herë për këtë komunë, por thotë se i ka borxh qytetarëve dhe ndoshta kjo e bënë që t’i merr frenat e komunës përsëri.
“Realisht, pasi katër vite kom qëndruar në burg dhe nuk kom pas rast me qeverisë Komunën e Skenderajt. I falënderoj shumë zëvendësin edhe gjithë stafin tim në komunë për punë e shkëlqyeshme që e kanë bërë”, është shprehur ai.
“Borxh i kam qytetarëve por unë nuk e kam qefin me qeverisë edhe një herë”, tha ai, mirëpo Lushtaku la mundësin e hapur, “nuk do të thotë se nuk do të ndodh prapë”.
Lexo edhe:
Katër pretendentë për kandidat të PDK-së për kryetar të Prizrenit























