Ky fryt, siç vlerëson ai, jep rendimente shumë të larta, dhe thotë se ky është një mesazh i qartë për Ministrinë e Bujqësisë dhe Qeverinë e Kosovës,se duhet të ndryshojë logjika dhe politika e zhvillimit të bujqësisë dhe se ajo duhet të ndihmohet me grante dhe subvencione shumë më tepër se deri tash.

Postimi i tij i plotë:
VIZITË BUJKUT TË VYEFSHËM RAMË MUQAJ
NË KORISHË TË PRIZRENIT,I CILI KULTIVON KIVI
Bujku i vyeshëm nga Korisha e Prizrenit Ramë Muqaj,me punën e tij të palodhshme ka dëshmuar se mund të kultivohen edhe kultura,të cilat deri më tash nuk janë kultivuar në Kosovë.
Ai,përveç kulturave bujqësore tradicionale,siç janë gruri dhe misri,pastaj rrushi,molla e arra,ai ka filluar ta kultivojë edhe kivin.
Unë u bëra kureshtar për faktin se ai po kultivonte kivi dhe shkova ta vizitoja atë. Befasia vërtetë ishte e plotë.
Kivi jo vetëm që mund të kultivohet në Kosovë,por ai jep rendimente shumë të mira dhe shumë cilësore.
Suksesi që ka arritur ky bujk,duhet të jetë një mesazh i qartë për Ministrinë e Bujqësisë dhe Qeverinë e Kosovës,se duhet të ndryshojë logjika dhe politika e zhvillimit të bujqësisë dhe se ajo duhet të ndihmohet me grante dhe subvencione shumë më tepër se deri tash.






















