“Çështja ka arritur deri në Gjykatën e Lartë. Eja me mua që të ndërhyj në Gjykatën e Lartë, që ta zgjidh çështjen, thotë Gjykatësi”, ka deklaruar Kodra në “Opinion”.
https://dailymotion.com/video/x4v5nt4
Kodra: Prokurori kërkoi 20 mijë euro, por bëri zbritje 2 mijë
Drejtuesi i emisionit “Stop”, Saimir Kodra ka deklaruar në studion e emisionit “Opinion” se ka qenë qytetari ai që ka denoncuar dhe filmuar momentin kur Oficeri i Policisë Gjyqësore, Fatos Lusha kërkonte para për mbylljen e një çështje në hetim në ngarkim të prokurorit Ardian Braho, duke marrë si shpërblim 18 mijë euro.
“Është qytetar ai që e filmoi dhe që e denoncoi të gjithë fenomenin. Ka qënë 20.000 euro ryshfeti por i kanë bërë skonto, ia lanë 18. Ishte qytetari ai që na kontaktoi përmes telefonin pa kryer ende përgjimin”, tha Kodra.
Ai theksoi në lidhje me video-denoncimin, hetimet kanë zgjatur rreth 2 vjet, parat e shtetasit që bëri denoncimin, kanë qenë të bllokuara në bankë pikërisht përgjatë kësaj kohe. Kodra tha se e mbaj mend momentin e parë kur më ka telefonuar, ai përtej telefonit qante dhe ishte tejet i agjituar.
“Në fillim kisha atë mëdyshjen që tha se pse duhet ta regjistroj, ai tha se ata më kërkojnë 18 mijë euro. Në fakt kjo është pjesë e hetimit, por unë kam përshtypjen se kanë qenë 20 mijë euro, por i kanë bërë skonto me sa arrij të kuptoj. I kanë marrë 18 mijë euro. Sepse ai e bëri pagesën aty në vend, nuk e la nga shtatori pagesën”, tha Kodra.
https://dailymotion.com/video/x4v5mki






















