• Latest
  • Trending
  • All

Sa vlen një diplomë universiteti?

20/07/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 5 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Sa vlen një diplomë universiteti?

20/07/2016
in Aktualitet, Aktualitet, Lajme, Opinion, Vendi

Klementin Mile

Të diplomuarit e parë të këtij viti akademik bënë atë që bëjnë të gjithë të diplomuarit: festuan përfundimin e ciklit të studimeve, duke çliruar në mbrëmje energjitë e disiplinuara për shumë kohë dhe të nesërmen me zbardhjen e ditës filluan pushimet. Shumë mirë deri këtu. Veçse shumë njerëz thonë: “Pushimet nuk do të zgjasin përgjithmonë. Do të vijë një ditë kur do të mbarojnë dhe, atëherë, të diplomuarit do të shohin që diploma e marrë s’u vlen për asgjë. E me shumë gjasa do përfundojnë kamerierë si të tjerët, ose do të nisin punë në ndonjë call center. Vetëm ata që i kanë prindërit të pasur dhe të pushtetshëm do t’i shpëtojnë këtij fati”.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Atëherë, a është vërtet zero vlera e një diplome universitare? Nëse kjo është e vërtetë, pedagogët dhe administratorët e universiteteve e kanë pak t’i quash hipokritë, ndërsa studentët dhe prindërit e kanë pak t’i quash naivë. Nëse kjo është e vërtetë, ajo që shkatërrohet është vetë jeta. Pedagogët dhe administratorët shkatërrojnë jetën e të tjerëve, ndërkohë që studentët dhe prindërit shkatërrojnë jetën e tyre.

Por, fatmirësisht, nuk është tamam ashtu. Filozofi dhe sociologu gjerman Niklas Luhmann na kujton se sot jetojmë në një shoqëri moderne. Për njeriun, të jetojë në një shoqëri moderne do të thotë të marrë pjesë në të vetëm me anë të roleve që luan, pra vetëm duke përdorur një pjesë të kapacitetit të vet fizik dhe intelektual, vetëm atë pjesë që e ndihmon të performojë rolin. E kjo do të thotë që në shoqërinë moderne gjërat e çmuara si paratë, pushteti dhe prestigji i njeriut përcaktohen nga rolet që ai luan në sistemet e shoqërisë. Sisteme të shoqërisë moderne janë politika, ekonomia, drejtësia, feja, arti, shkenca, edukimi, shëndetësia, masmedia, familja, sporti, dhe intimiteti. Në secilën prej tyre njeriu mund të luajë një rol, të rëndësishëm ose jo, që i sjell para ose jo, që i rrit prestigjin ose ia ul.

Për të diplomuarit kjo do të thotë që prestigji që u jep diploma universitare në sistemin edukativ të përkthehej në para në sistemin ekonomik, pra në një punë të mirëpaguar. Po përse kjo gjë nuk ndodh gjithmonë dhe, në disa vende, si Shqipëria, ndodh rrallë? A mos duhet t’i rikthehemi idesë që diploma universitare nuk ka fare vlerë? Kjo çështje lidhet me integrimin e shoqërisë moderne. Luhmann na thotë që kjo shoqëri karakterizohet nga integrimi pozitiv i ulët dhe nga integrimi negativ i lartë. Pra, në shoqërinë moderne, të kesh rol të rëndësishëm në një sistem të saj, nuk sjell domosdo rol të rëndësishëm edhe në sistemet e tjera. Këtë thotë integrimi pozitiv i ulët i shoqërisë: pasja e një diplome universitare (roli i rëndësishëm në edukim, merita akademike) nuk sjell domosdo një punë të mirë (rol të rëndësishëm në ekonomi, mirëqenie ekonomike). Të kundërtën thotë integrimi negativ i lartë i shoqërisë: mospasja sjell mospasje. Të mos kesh diplomë universitare sjell thuajse domosdoshmërisht që nuk do të kesh punë të mirëpaguar, nuk do të kesh pushtet dhe nuk do të kesh prestigj.

Ka raste, megjithatë, kur mospasja sjell pasje. Ka raste kur njerëz të paarsimuar mjaftueshëm, ose me rezultate akademike të dobëta, arrijnë të kenë pushtet, para dhe prestigj. Në këto raste, bregun e mospasjes dhe bregun e pasjes i bashkon ura e korrupsionit dhe herë të tjera, ura e kriminalitetit. Vetëm përmes korrupsionit dhe kriminalitetit integrimi pozitiv i  ulët i shoqërisë bëhet i lartë. Kjo është dëshpëruese për të diplomuarit që nuk i kanë këto mjete, pasi u duhet të konkurrojnë në një mjedis të pandershëm dhe të shohin t’u ulen shanset. Por sidoqoftë, vlera e diplomës universitare nuk është zero. Ajo qëndron në dallimin ndërmjet integrimit pozitiv dhe negativ të shoqërisë. Të kesh diplomë universitare nuk të siguron patjetër një jetesë të mirë në terma ekonomikë dhe socialë; por ama të jep shansin për ta pasur. Nga ana tjetër, të mos kesh diplomë universitare (dhe të mos disponosh as mjete korruptive dhe kriminale), të garanton një jetesë ekonomike dhe sociale të keqe dhe nuk të jep asnjë shans për ta përmirësuar.

Tags: politika
Previous Post

Vdekja e kulturës: Orwell, Huxley dhe shqiptarët që fluturojnë në qiell!

Next Post

Ndikimi i ndërgjegjes në shëndetin e njeriut

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Ndikimi i ndërgjegjes në shëndetin e njeriut

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.