• Latest
  • Trending
  • All

Sa aktual është sot Brano Merxhani

08/08/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 4 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Sa aktual është sot Brano Merxhani

08/08/2015
in Lajme, Opinion

Nga Ndriçim Kulla

Ndjej se maja e gishtit po më djeg. Dhe ç’të djegur! Dridhem i tëri. Kam vënë gishtin tim mbi ato plagë që shekuj me radhë kanë lodhur dhe egërsuar parreshtur shpirtin shqiptar. Megjithatë,  i shkruaj këto radhë me dhimbje e guxim, pasi ndjej të më ndjekë gjithnjë pas fantazma e tmershme e Niçes, me atë fjalën e vet të njohur: Të vërtetat që fshihen kthehen në katastrofa!- shkruante Branko Merxhani në gazetën e tij “Përpjekja Shqiptare” rreth 8 dekada më parë.  Po sot, a kemi vallë të vërteta që nuk duhen fshehur për të mos u kthyer në katastrofa? A nuk është vallë, avashësia kah fitores së betejës për qytetërimin     njëra prej tyre?  A s’janë vallë shumë cilësi të pamishëruara ende dhe sot në trupin e jetës sonë shoqërore? Shteti ynë,a  s’është vallë ende dhe sot një “vepër arti” e pangjizur mirë në tërë mekanizmin e vet dinamik e krijonjës të stilit të një qytetërimi modern? Reforma, të plazmuara nga shqyrtimet filozofiko-sociologjike të elementëve të jetës sonë kombëtare, vallë janë bërë ndonjëherë siç duhet deri më sot?  Prandaj jemi të përligjur të themi: Për kë bien këmbanat e idealistit tonë të madh? E atij idealisti, që nga një gazetë e vogël provinciale të quajtur “Neoshqiptarizma”, hodhi pyetje-sfidën e tij shpirt-gjallonjëse: “Kur do të ngrihemi në këmbë, që të dëbojmë nga zemrat tona nëmën e së ligës, gjumin kriminal të fodullëkut dhe gjarpërin dinak të vetë-gënjimit? Kur do të vijë dita në të cilën errësira e thellë, që përmban brenda historia e shpirtit shqiptar, të arrijë të shpërndahet dhe në qiellin e kthjellët të atdheut tone e të çfaqen yjet e bukur të mendimit dhe shkencës? E atij që e kuptonte se gjithë kësaj ëndrre duhej t’i përballej një luftë e paepur për sinkronizimin e jetës së gjithë kombit, një luftë që një ditë të arrinte të krijonte një dogmë të re kombëtare, një legjendë të re shqiptare, së cilës neoshqiptarizma iu përgjigj me pasion dhe guxim intelektual në formulat e saj të famshme. A mos vallë ka ardhur koha të mendohet seriozisht se është e pavend braktisja e një modeli të tillë? Ajo filozofi  lindi si një tendencë idealistike, me vija realiste, e morri hovin dhe fuqinë nga studimi dhe analizimi i elementëve sociologjikë të jetës sonë kombëtare, teoria dhe veprimi i saj pati për bazë shkencore shtetizmën ose konceptin për shtetin, shpirti i saj qe idealizma shoqërore, kurse filozofia e saj drejtuese pati për mbështetje Idealizmën kombëtare. “Nuk jemi nga ata që thonë: Atje ku gjej të Bukurën, të Mirën dhe të drejtën, atje është dhe Atdheu im”, – shkruhej në formulat e Neoshqiptarizmës së Brano Merxhanit. “Ne preferojmë të themi se: Atdheu ynë është në anën e një rrëkeje të freskët që vadit arat, kënga e së cilës dëgjohet gjer nëpër shpellat e maleve të Shqipërisë, ku janë të varrosura kockat e stërgjyshërve tanë; atje në hirin e oxhakut të hidhërimit ku ka rënë loti i parë i mëmave tona, në pyllin e dashurisë që na çeli misterin e jetës në kohën e djalërisë- atje është atdheu ynë”.  E si qëllim të fundëm të gjithë këtyre përpjekjeve filozofia e tij vendoste parimin e “krijimit të një Shqipërie, brenda të pakufishme, jashtë të kufizuar”.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Krijimi i një Shqipërie! I një Shqipërie të mendimit dhe të ndjenjës!   Vetëm kur idetë mbështeten mbi një fuqi shoqërore dhe marrin karakterin e një ndjenje kolektive – të cilën Durkheimi e konsideron si origjinën e të gjitha fenomeneve shoqërore – atëherë ato bëhen jo vetëm faktorë, por edhe edukatorë të shoqërisë. Ndjenja kolektive! Një koncept përbri të cilit ata vinin një tjetër, po kaq të rëndësishëm, atë të njeriut-qytetar. “E ardhmja e shtetit varet vetëm nga veprimi politik dhe edukativ, i paprerë e sistematik i njeriut-qytetar. Për ketë arsye na duhet një jetë intelektuale, për të formuar një klasë të caktuar njerëzish që të përbëjnë një burim të madh dhe jetik të mendimit shoqëror ku të mishërohen, në mënyrë simbolike, elementët e një intelektualizmi që influencon shoqërinë. Pa këtë gjë s’është e mundur të fitohet as ndonjë ide shoqërore, dhe pa idera, as ndonjë jetë kolektive, as ndonjë përpjekje reformonjëse, as ndonjë shtet”.

Çështja e arsimit përbën gurin filozofal të të gjithë dinamizmës rilindëse të një brezi a të brezave që vijnë –shkruante Merxhani.  Ndaj, kishte bindjen e thellë, se që të shpërndahen rretë e zeza që mbulojnë horizontin tonë, Shqipëria duhet të transformohet anembanë në një fabrikë pedagogjike, në mënyrë që të rregulloj  aktivitetin e saj  modern dhe të përgatiste kryengritjen e jetës nëpërmjet krijimit të një brezi të armatosur mirë për të ardhmen . Ne   , a e kemi ndërtuar ende dhe sot këtë lloj “fabrike pedagogjike” që pat projektuar dikur Branko Merxhani?

Gjithsesi, e gjitha kjo nuk mjafton, thekson ai diku gjetkë. “Të mësuarit nuk është të edukuar. Sepse vetëm atëherë kur të arrijmë të formojmë edukatën e brendshme dhe dispozitat shpirtërore dhe ideologjike të një brezi, vetëm atëherë mund të arrijmë të nxjerrim ndofta një ditë një farë qytetërimi. “Vetëm vlera shoqërore e njeriut i jep atij një “kulturë”, – thotë Kanti.  A kemi vallë në gjirin e jetës intelektuale, njerëz që mund të quhen vërtet “njerëz të kulturës” nën prizmin e vlerësimit të kulturës nga kritere të tilla? Apo mos ndoshta një “kulturë”e tillë sot duhet të kthehet në një ideal udhërrëfyes?

“Jemi më parë të shtetit dhe pastaj të vetëvehtes sonë, – u drejtohej Merxhani bashkëkombasve të vet. Vetëm gjysma e ditës është e jona, gjysma tjetër i përket shtetit. Prandaj vendin e njeriut të thjeshtë duhet ta marrë bashkëatdhetari që ndjen se rron gjallërisht brenda dhe për jetën shoqërore të Shqipërisë.  A mos vallë e kemi ende dhe sot një bashkatdhetar të tillë, në kuptimin modern të fjalës, pra një njeri shoqëror që shpenzon një pjesë të ditës së vet duke punuar për të tjerët dhe bashkë me të tjerët?

Megjithatë, vetëm politika dhe individi e kanë të pamundur t’i kryejnë funksionet e tyre shoqërore pa një dritë dhe pa një busull. “Që të mund të gjejmë udhën e përshtatshme drejt një jete shoqërore kombëtare, me një vlerë njerëzore dhe një kuptim historik është e nevojshme të kemi një filozofi të gjallë e reflektive. Aq më tepër që filozofia s’ka vetëm qëllim teorik, por edhe një rëndësi praktike; ajo është faktori kryesor i ndryshimit dhe përparimit në çdo fushë të aktivitetit intelektual të shoqërisë njerëzore.Ndaj, që të marrim një qëndrim të zgjuar kundrejt problemeve të mëdha shoqërore të jetës sonë kombëtare, duhet të kemi marrë pikësëpari një edukatë të shëndoshë filozofike”. Kështu shkruante Merxhani në përshendetjen e numrit të parë të “Përpjekjes shqiptare”, një revistë filozofiko-shoqërore që ai e mendonte jo si një gazetë të thjeshtë, po si një “librë të vogël e të përmuajshëm”, i vendosur në bindjen e tij të thellë se një nga shkaqet më kryesore të pazotësive dhe të trazimeve tona ishte mungesa e një kulture mendore dhe e eksperencës shkencore. Po sot a e kemi vallë një revistë të tillë që të shëbejë si pikënisje a si bazë mbështetëse? Aq më tepër që parimet filozofike, pasi të shtrohen mirë e mirë, lipset të mishërohen e gjallërohen nga ana e intelektualëve, për t’u përdorur më pas në sistemimin e materialit kaotik që na jep realiteti i sotëm shqiptar.

“Kombet që e kanë ndjerë thellësisht nevojën e një reforme, nuk kufizohen as në përsosjen e institucioneve të tyre juridike, as kanë për qëllim vetëm punimin më të mirë të mekanizmit të shtetit, por rëndësinë më të madhe ia japin rregullimit dhe lartësimit të jetës arsimore  dhe kulturore si dhe cilësisë së prodhimit të saj”. Po sot a e kemi vallë një ide të tillë pedagogjike? A është vallë në lartësinë e misionit të vet për “popullarizimin e shkencave të mendimit dhe shoqërisë”, jo vetëm instanca jonë drejtuese arsimore, por edhe vetë trupa jonë e mësimdhënies?  Sepse aty ku mungon Ideja pedagogjike, aty ku shkolla nuk është e zonja të përdoret si organi më i sigurtë për përhapjen dhe zbatimin e ideve të reja dhe të tendencave reformonjëse, kjo do të thotë se predispozitat dhe dëshirat e shoqërisë nuk janë të zhvilluara akoma në atë pikë sa të mendojnë dhe punojnë për sigurimin e përparimit dhe mirërrojtjes së nesërme. Për fat te keq njihet fare pak  sot, për arsye se komunizmi e futi në burgun e heshtjes.Nuk e njohin s mirë as studiues, as vendimarrës dhe as politikan.   Ata pak  që e nohin e kanë cilësuar si “meteor” të publicistikës shqiptare! Vërtet, jetoi e punoi veç për një dekadë në Shqipëri, por drita që duhet të shkëlqejë sot në mendjen e çdo shqiptari duhet të jetë dielli i atij idealizmi shpirtëror, i atij “mobilizimi për pushtime morale”, i asaj “Shqipërie të mendimit dhe ndjenjës, të ideuar si brenda të pakufishme e jashtë të kufizuar”, që Branko Merxhani   briti me të gjithë forcën që i buronte nga thellësia e zemrës.

E kanë quajtur ndryshe edhe figurë “enigmatike” apo e “mistershme”! Ndoshta, për shkak të ardhjes dhe ikjes së heshtur. Por megjithatë, zemrën dhe mendjen e vet ai e shpalosi në të gjitha anët nëpërmjet shkrimeve të tij si filozof,sociolog dhe iluminist. Foli për të rinjtë, për nënat dhe djemtë, për lirinë dashurore, duke marrë për bazë studimet e psikologëve më të mëdhenj të kohës, si Frojd, Jung, Adler apo Ë. James. Vazhdoi më pas të sqarojë kuptimet dhe lidhjet midis jetës dhe ligjeve, midis kulturës, fesë dhe qytetërimit shqiptar.Shpjegoi materializmin historike të Marksit dhe Idealizmin shoqërore të Durkheimit, argumentoi se përse në Shqipëri nuk kish vend përhapja e bolshevizmit duke kulmuar me pohimin e tij të famshëm “ Pse nuk jam marksist! Shkroi për këngëtarët e epokave të mëdha, për Gëten si një përrallë, hodhi idenë e një reviste-ide, reviste-mision, reviste-tendencë, hodhi idenë e themelimit të një Muzeu Etnografik, një Instituti Albanologjik në Tiranë, duke dhënë madje ide apo këshilla edhe për mënyrën dhe strukturën e historisë dhe historiografisë sonë; përpiloi një projekt-rregullore të detajuar për mbledhjen e folklorit, hartoi një skicë sociologjike të Perandorisë së Osmanllinjve; shkroi për doktrinat ekonomike të kohës, për kongreset filozofike, shpjegoi në mënyrë krijuese se çështë filozofia, metafizika, sociologjia, mitet, ideali, njeriu; Shkroi për Dekartin dhe  Comtenë, shpjegoi teoritë e nacionalizmit  (determinizmin shpirtëror dhe atë lëndor), komentoi teorinë evolucioniste të Darvinit dhe Spencerit, dhe e përballi me teorinë bergsoniane të evolucionit krijues, duke arritur në përfundimin se “problemi i brendësimit të shpirtit është një problem krijimi”, për t’iu drejtuar më pas të rinjve të Shqipërisë me fjalët shkrepëtitëse : “Flaka e besës le të ndrijë prapë në zemrat tona të ngrira, dhe rreze të ra shprese le të përtërijnë   mëndjet  tona të ndryshkura. Dhe nga thellësia e shpirtit tonë mizor, të nxirë tej-për-tej me pisën më të trashë t’interesit egoistik e të fatalismës, le të dëgjohet më në fund një zë trimërie dhe dinjiteti burrëror dhe le të pëlcasij më në fund ajo furtunë e madhe e shpresës mendore, pa të cilën nuk do të arrijmë dot kurrë të bëhemi as njerëz, as popull, as “Nation”! Ja, për të gjitha këto Branko Merxhani e meriton të quhet Ati i përndritjes shqiptare, i gjallë dhe aktual!

Previous Post

Ministria e Arsimit dhe Sportit refuzon pajisjen me pasaportë të 9 lojtarëve nga Kosova të Kombëtares shqiptare

Next Post

Kosova në UNESCO, Kisha serbe kërkon ndihmë nga vatikani

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Kosova në UNESCO, Kisha serbe kërkon ndihmë nga vatikani

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.