Ambasadori Rusisë në Beograd, Aleksandar Çepurin, ka përsëritur se Rusia e përkrah Serbinë për çështjet si Kosova e Republika Srpska.
“Serbia për ne nuk është vetëm njëri nga 200 vendet e botës dhe nuk jemi indiferentë për fatin e saj. Mund të them se stabiliteti i rajonit për ne ka rëndësi të veçantë dhe Serbinë e përkrahim në çështjet siç është ajo e Kosovës dhe e Republika Srpska”, citon “B92” të ketë thënë Çepurin.
Ai ka shtuar se Putin dhe Lavrov janë njohës të mirë të rrethanave në Ballkan.















