Gjukanoviq, që ka udhëhequr vendin si president, ose kryeministër, për më shumë se 25 vjet, është duke u ballafaquar me zgjedhjet më të vështira në karrierën e tij politike, nga një opozitë që po e quan atë të korruptuar dhe se “po e trajton Malin e Zi si pronën e vet”.
Por, para zgjedhjeve të së dielës, kryeministri malazias, thotë se Rusia është duke derdhur para tek opozita malazeze përmes kanaleve sekrete nga Serbia dhe pjesa serbe e Bosnjës.
“Rusia është duke dhënë shuma të mëdha parash të cilat, besoj, vinë nga oligarkët rusë”.
“Partitë tradicionale që kanë qenë pro-serbe tani janë ithtarë të interesave ruse në Ballkan”.
“Këto zgjedhje janë rasti i fundit për oponentët e Malit të Zi dhe të Ballkanit që të adoptojnë vlerat europiane”.
Rusia, por edhe partitë opozitare malazeze kanë mohuar këto akuza.
Të dielën Social-demokratët e Gjukanoviq do të përballën me dy aleanca të fuqishme opozitare, një kombinim i pro-serbëve dhe partive pro-perëndimore.
Të dy palët, akuzojnë kryeministrin se ai di të përdorë metoda të frikësimit dhe shantazhit për të qëndruar në pushtet, madje Gjukanoviq akuzohet edhe vet për bashkëpunim me mafian ruse dhe arsye kryesore e influencës ruse në Ballkan, shkruan gazeta angleze Express.co, njofton Klan Kosova.
Nebojsha Medojeviq, një nga figurat qendrore të aleancës opozitare Fronti Demokratik, thotë se ai (Gjukanoviq) etiketon çdo kundërshtar si të rrezikshëm për Malin e Zi dhe për interesat e tij.
“Interesat dhe influenca ruse ka hyrë në Mal të Zi nën udhëheqjen e Gjukanoviq-it”.
“Në 2005 Gjukanoviq ka pasur komunikim të afërt me zyrtarë rusë, me fuqi jozyrtare/informale në Rusi, me mafian ruse dhe strukturat e inteligjencës”.
Mali i Zi ka lidhje të forta me Rusinë edhe për shkak të fesë ortodokse që ndajnë, por Gjukanoviq, ndryshe nga akuzat që i bëhen, thotë se shteti duhet të shikojë ka Perëndimi.
Për momentin Mali i Zi ka statusin e kandidatit për bashkim në Unionin Europian dhe veçse ka filluar bisedimet me diplomatët nga Brukseli.
Po ashtu, vendi për kohë të shkurtë do t’i bashkohet NATO-s, pasi 10 vende tashmë kanë ratifikuar marrëveshjen, njofton Klan Kosova.























