Vladimir Safronkov, përfaqësuesi rus në OKB ka thënë se Amerika ka sulmuar një territor sovran dhe të pavarur.
“SHBA sulmuan territorin sovran të Sirisë. Kjo është një shkelje flagrante e të drejtës ndërkombëtare”, tha ai.
Kurse sekretari i OKB-së, Antonio Guterres, Franca dhe Britania e madhe kanë kërkuar një zgjidhje politike në Siri.
Ambasadorja e SHBA-së në OKB, tha se Amerika është gati për të vazhduar me veprime të mëtejshme në Siri.






















