“Ne e respektojmë zgjedhjen e popullit francez. Jemi të përkushtuar për të ndërtuar marrëdhënie të mira për përfitim reciprok”, ka thënë zëdhënësi Dmitry Peskov.
AFP ka deklaruar se Rusia mbështet liderin e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, e cila në prag të raundit të parë u takua në Moskë me presidentin, Vladimir Putin.
Peskov vuri në dukje se këto janë pretendime të rreme dhe madje shumë primitive.
“Nëse Rusia ka mbështetje ndaj ndonjë kandidati do të ishte gabim”, ka thënë Peskov.
Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Francë do të mbahet më 7 maj, ku në balotazh do të jenë Emanuel Macron dhe Marine Le Pen.





















