Zyrtari i Bankës Qëndrore ruse, Artiom Siçiov, ka folur për humbjet gjatë një konference në Moskë, duke sqaruar se ata që ndërhynë ilegalisht kanë tentuar të vjedhin rreth 5 miliardë rubla ruse, apo 78 milionë dollarë.
Shërbimi i Sigurisë Federale (FSB) ka njoftuar më 2 dhjetor se shërbimet kompjuterike të përfshira në sulmet e planifikuara janë nga Holanda, ndërsa ato janë regjistruar si pronë e kompanisë ukrainase “Blazing Fast”.
Drejtori i kësaj të fundit, Anton Onopriçuk, ka thënë se agjencia e inteligjencës nuk i ka kontaktuar. Ai gjithashtu ka sqaruar se ata pop resin me shumë informacione që kompania të nis hetimet e brendshme.






















