• Latest
  • Trending
  • All

Rusët, çlirimtarët që përdhunuan Beogradin!

14/10/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 15 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Histori

Rusët, çlirimtarët që përdhunuan Beogradin!

14/10/2014
in Histori

Sipas disa vlerësimeve, ushtarët e Armatës së Kuqe kanë përdhunuar më shumë se dy milionë femëra në shtetet të cilat i kanë çliruar. Ata ishin inkurajuar me qëndrimin e liderit sovjetik Stalin, i cili konsideronte se përdhunimet janë pjesë e plaçkës së luftës dhe shpërblim për vuajtjet dhe viktivizimin e më shumë se 26 milionë rusëve në luftën e dytë  botërore. Disa ekspertë vlerësojnë se çdo gjermane mesatarisht është përdhunuar 12 herë ndërsa në dijeni të Titos, pas çlirimit të Beogradit janë përdhunuar 200 femra serbe, 100 prej të cilave janë vrarë, nga gjithsejtë 10 mijë të vrarë në Beogradin e sapoçliruar të Tetorit 1994 . Sot dihet se në përvjetorin e çlirimit, më 16 Tetor, Beogradin e viziton presidenti rus Vladimir Putin, por nuk dihet nëse ai vazhdon të mendoj si paraardhësi I tij: “Meshkujt gjithmonë do të jenë meshkuj, ishin në luftë dhe u duhej pak relaks.”

RusetNeBeograd

Lajme teNjejta

Si iu dorëzua Princ Vidit kurora shqiptare – Nga Ilir Ikonomi

12/09/2021

GAZETA BRAZILIANE (1968) / JETA E VËSHTIRË E MBRETËRVE DHE PRINCËRVE : RASTI I LEKA ZOGUT

15/06/2021

Përgjithmonë mirënjohje për Kongresistin Eliot Engel

05/01/2021

Krimet e çlirimtarëve të Beogradit

25 vjet pas rënies së Murit të Berlinit partizanët vetëm në Serbi janë tabu. Të gjitha paditë deri tani refuzuar, është ndaluar zhvarrimi i shumë varreve masive ndërsa qasja deri tek dokumentat shumë sekret varet kryesisht nga aftësia e individuale e entuziastëve. 70-të vjet pas çlirimit të Beogradit, për krimet e çlirimtarëve ka filluar edhe të flitet, por për çudi, për femrat e përdhunuara serbe, të gjithë heshtin. Madje edhe viktimat!

Për krimet e komunizmit gjatë dhe pas luftës së dytë botërore, në shtetet postkomuniste ka filluar të flitet me rënien e murit të Berlinit në vititn 1989. Qeveritë e porsaformuara demokratike kanë hapur dosjet sekrete, kanë zhvarrosur varrezat masive, kanë hartuar listat e viktimave dhe i kanë varrosur ato me dinjitet. Nga Ish-republikat e Jugosllavisë e para u dëgjua Sllovenia, duke zhvarrosur varrezat masive të krimeve të komunistëve. Më pas arkivat sekrete i hapi Kroacia, duke publikuar dokumenta për eliminimet e pas luftës në Zagreb, dhe duke ndërmarr hapin e parë me 31 mars të vitit 2009 në Zagreb, me lëshimin e fletëarestit ndërkombëtar për 86-vjeçarin Simon Dubajiç, Ish-major i Titos, i cili akuzohet për vrasjen e 13 mijë robëve të luftës në Brinjën e Koçevës më 1945. Kështu për ironi të fatit Kroacia bëhet vendi i parë nga Ish-Jugosllavia që lëshon një fletëarrest për një partizan; ironi e fatit sepse komunistët pas luftës, spastrimet më të mëdha i kanë bërë në Serbi(Kosova ishte nën okupimin komunist serbë), ku kjo çështje kurr nuk erdhi në rend të ditës.
Njëzetëepesë vjet pas rënies së Murit të Berlinit, partizanët vetëm në Serbi janë tabu. Të gjitha paditë deri tani janë refuzuar, është ndaluar zhvarrimi i shumë varreve masive ndërsa qasja deri tek dokumentat shumë sekret varet kryesisht nga aftësia individuale e entuziastëve.  E një rast i tillë ekziston vetëm në Rusi, ku miliona njerëz të pafajshëm të vrarë edhe pas rënies të rendit shoqëror nuk janë numëruar, edhe pse kanë dëshmuar dy gjëra: e para, vala e krimeve të filuara masive nuk ndalohet me aktin e marrjes së pushtetit, dhe e dyta, herët apo vonë komunistët filluan të vriten edhe në mes veti.
Kështu ndodhi edhe në Beograd në të cilin çlirimtarët, rusët me Armatën e Kuqe, sapo larguan fashistët gjermanë filluan me përdhunimin e femrave serbe dhe vrasjen e banorëve të kryeqytetit jugosllav pa ndonjë kriter të caktuar. 70-të vjet pas çlirimit të Beogradit, për krimet e çlirimtarëve ka filluar edhe të flitet, për vrasjet thuhet se janë bërë meqë në Beograd nuk ishte derdhur gjak sipas rusëve, ndërsa për përdhunimet Stalini arsyetonte Armatën e Kuqe të cilës i duhej edhe një shpërblim ose trofe lufte.

Arrinë çlirimi…

Rasti më i mirë për zbatimin e “fazës së dytë të revolucionit” në Tetorin e vitit 1944, për rusët, ishte pas tankeve të Armatës së Kuqe. Në euforinë që i kishte kapluar pas kapjes së kryeqytetit, serbë, komunistët nuk arritën të përmbahen në paraqitjet e tyre publike. “Serbia nuk ka derdhur gjak aq sa duhet”, tha Milovan Gjilas në deklaratën e tijë të parë në Beogradin e çliruar. “Serbia nuk ka se çfarë të shpreson. Për të nuk do të ketë mëshirë,” tha Josip Broz Tito në fjalimin e tijë në lagjen Banica të Beogradit në muajin Nëntor. Deklarata e parë e Slobodan Peneziç Kërcunit “gjysëm të egër”, siç e emërton autori i librit “ në gjygjin e paparë” Dr. Radoje Vukçeviq, ishte: “Shumë keni ngelur të gjallë, por ende ka kohë që këtë gabim ta përmirësojmë.”
Për  këtë sjellje të komunistëve flasin edhe burimet kroate. Sipas Dushan Bilanxhiçit, në mbledhjen e Byrosë politike të partisë komuniste, dhjetë ditë pas çlirimit të Beogradit, Josip Broz Tito deklaron: “Ne në Serbi duhet të sillemi si në vendin të cilin e kemi okupuar”.
Stojan Pribiçeviq, kishte raportuar një gazetë amerikane më 27 Janar të vitit 1945, se pas çlirimit të Beogradit, një javë të tërë civilët kishin frikë të dalin në rrugë. Ishte kjo pasojë e një terrori të tmerrshëm. Sipas të dhënave të ministrisë amerikane të mbrojtjes, në Beograd komunistët kanë pushkatuar 13.000 – 30.000 njerëz”.
Shumë vjet më  pas, majori i OZNA-s(Shërbimi sekret i partizanëve jugosllav), Milan Treshnjeviç ka dëshmuar se në zonën ku ai komandonte janë vrarë 800 civilë. E Beogradi kishte 16 zona të tilla. Kur u zbuluan dokumentat e OZNA-s në Zagreb, u dëshmua se komunistët më shumë njerëz kishin vrarë në një zonë të Beogradit se sa në gjithë kryeqytetin kroat Zagreb.
Pjestari i KNÇJ, Mija Petroviç nga fshati Badnjevac afër Kragujevcit, kishte bërë roje gjashtë muaj nën Avalë të Beogradit duke parë se si OZNA çdo mbrëmje pushkatonte civil që i sillte me kamion nga Beogradi. I sillnin rreth orës  09-10 të mbrëmjes, i fusnin nëpër bodrume të shtëpive të tregtarëve beogradas, i zhvishnin dhe i pushkatonin. “Kam dëgjuar vajtime dhe klithma të këtyre vikimave deri sa pjestarët e OZNA-s së Beogradit i goditnin me këmbë, duar dhe qytën e pushkës, ata mezi lëviznin dimri ishte i ashpër e ata ishin lakuriq,” ka dëshmuar Petroviç duke treguar varrezën masive, përkatësisht ish-llogoren gjermane për qëndrim në këmbë, të gjatë rreth një kilometër e gjysëm, nga rruga që të çon për Ralë drejt Beogradit, mu në buzë të rrugës. Pas çdo grupi që pushkatohej, llogorja mbulohej madje edhe sot ka gjurmë të ish-llogorës së mbuluar. “Për ata gjashtë muaj sa unë isha roje, besoj se janë vrarë të paktën 10  mijë vetë. E sa janë pushkatuar në Tetor, Nëntor dhe Dhjetor të vitit 1944 nuk e di, por kam dëgjuar nga të tjerët se janë pushkatuar në mënyrë masive,” thekson Mija Petroviç.
Varreza e dytë masive gjendet në ish-pemishten Belimarkoviç në Banjicë. Këtu gjatë luftës ishte depoja më e madhe gjermane nëntoksore e karburantit në ballkan. Komunistët gjithë këtë depo e mbushën me trupat e pajetë, më pas pranë saj hapën varreza të reja masive siç janë ajo në Prrojin e Dhelprës, në Koloninë hekurudhore dhe shumë vende të tjera. Njëkohësisht kampi i përqëndrimit në Banjicë  nuk ka ndaluar së funksionuari, vetëm sa ka ndryshuar rojet.
Fatin e kryeqendrës serbe, në proporcion me numrin e popullsisë, e përjetuan edhe të gjitha qytetet e tjera të Serbisë, Vojvodinës dhe Kosovës. Në Kosovë, nëse këtu nuk llogariten të vrarët përgjatë rrugës dhe në Tivar, numri më i madh i të pushkatuarëve ishte në Mitrovicë ndërsa ekzistonte edhe një kamp afër Manastirit të Deçanit ku përfunduan të gjithë “kulakët”.

Përdhunuesit e Marshallit Tolbuhin

Beogradi vazhdon ti jetë mirënjohës ushtarëve të Armatës së Kuqe për çlirimin e Beogradit por në Beograd vazhdon të mos ketë ende Gabriele serbe. Mirëpo dëshmitë janë të shumëta se ushtarët e Armatës së Kuqe që kryesoheshin nga Marshalli Tolbuhin kanë përdhunuar shumë femra serbe sapo kanë çliruar Beogradin. Për këtë flasin dëshmitë historike sipas të cilave njerëzit kanë dashur dhe respektuar Armatën e Kuqe në Beograd edhe pse ushtarët deheshin dhe përdhunonin femrat serbe. Krerët e Partisë Komuniste të Jugosllavisë kanë informuar komandën sovjetike për këto sjellje dhe janë ankuar. Janë ankuar dhe kanë lëshuar komunikatë zyrtare se janë përdhunuar 200 femra. Gjysma prej tyre janë vrarë. Madje një oficer sovjetik kishte përdhunuar një korriere serbe mu në mes të betejës. Tito i ka bërë me dije këto raste Gjeneralit Kornejev që ishte edhe I dërguari i Stalinit e Gjilas me këtë rast hedhë benzin në flakë me komentin se armiqtë tanë po flasin për këtë, dhe se njerëzit i krahasojnë oficerët rus me ata anglez, të cilët kurrë nuk e kanë bërë një gjë të tillë. Kornejev u tërbua dhe në çast ju ankua Stalinit.  Për  historinë është interesante se Stalini menjëherë ju përgjigj Titos. Përsonalisht e ka shkruar letrën gjë të cilën e bënte rrallë. Prej shtatë pikave, njëra ishte dënimi i deklaratës së Gjilasit. “Si ka guxuar të japë një deklaratë të tillë për oficerët sovjetikë”. Tito me komunistët e tij serbë u munduan në çdo mënyrë ta mbajnë situatën nënkontroll, por arroganca e shtetit sovjetik me në krye Stalinin, nuk lënte dyshime se si liderët e Moskës e shohin të ardhmën e Jugosllavisë.
Për këtë çështje ka rrëfyer edhe e veja e Titos, Jovanka Broz e cila gjatë një takimi me gazetarin  e njohur boshnjak Senad Peqanin, ku ishte prezent  edhe zyrtarja e lartë e Ambasades Amerikane në Beograd, Xhenifer Brash, e pyetur nga kjo e fundit se çfarë mendon për vizitën e presidentit rus Vladimir Putin me rastin e shënimit të pjesmarrëjes së armatës sovjetike në çlirimin e Beogradit, Jovanka u përgjigj: “Rusët e rrisin shumë rolin e tyre. Partizanët kanë çliruar Beogradin,  e roli sovjetik ishte ndihmës. Rusët ishin nisur drejt Berlinit nga Bullgaria, përmes Beogradit dhe Budapestit, dhe roli i tyre në humbjen e gjermanëve në Beograd nuk ishte vendimtarë. Aq më shumë, sjellja sovjetike pas luftës ishte një kokëdhimbje e madhe për Titon. Sovjetikët janë sjellë si okupatorë, sepse ishte fyese  meqë ne kishim çliruar veten. Zona rreth Beogradit ishte përplot me plaçkitës nga Siberia dhe Azia Qëndrore të cilët kishin krijuar idenë se kanë të drejtën mbi partizanet tona. Situata ishte aq e keqe sa që Milovan Gjilas shkoi te Stalini për ti kërkuar përsonalisht që të ndalojë përdhunimet e femrave serbe. Dhe a e dini si u përgjigj Stalini? Tha: Meshkujt gjithmonë do të jenë meshkuj, ishin në luftë dhe u duhej pak relaks.”
GabrieleKoepp
Isha vetëm 15 vjeç kur më përdhunuan ushtarët rus

Përvoja e vajzës 15 vjeçare, Gabriele Koepp ishte aq e tmerrshme saqë nuk arriti kurrë më të dashurohej, dhe vetëm në moshën 80-të vjeçare arrinë ta ndajë këtë përvojë me publikun

Pas 65-së vjet heshtjeje, gjermania Gabriele Koepp më në fund e mundë frikën dhe shkruan librin mbi përdhunimin që i kishin bërë ushtarët e Armatës së Kuqe, pasi që në vitin 1945 u futën si çlirimtarë në gjermani. Dëshmia rrënqethëse e publikuar në librin “Pse duhet të isha vajzë” është libri i parë i cilin nën emrin e plotë është publikuar nga viktima e përdhunimit, shkruan e përditshmja gjermane “Spiegel”.

Pa dashuri

“ Frau, komm?” ishte fjalia e tmerrshme të cilën e kanë dëgjuar shumë gjermane pas fitores së ushtrisë ruse. Kjo ishte shenja se ushtari sovjetik kishte gjetur viktimën. Gabriele Koepp fatkeqe edhe sot vazhdon të flejë gjumë keq për shkak të traumave që kishte përjetuar para më shumë se 65-vjet. Edhe pse ishte vetëm 15 vjeçe kur u përdhunua, ajo nuk arriti më kurrë të dashurohet.
“Pas përdhunimit, për mua seksualiteti ishte vetëm dhuna,” thekson Znj.Koepp e cila ka prejardhjen nga qyteti Schneidemuhl që sot quhet Pila dhe është në Poloni. Kur në vitin 1945 u bë e qartë se Gjermania po humbte luftën, ajo së bashku me motrën më të madhe u nis me tren në drejtim të Berlinit. Artileria sovjetike goditi trenin e ajo bëri përpjekje që ta gjejë shpëtimin duke ikur. U strehua në një fshat ku ishin vendosur edhe refugjatë të tjerë. Motrën e kishte parë për herë të fundit në tren. Në objektin ku ishin vëndosur refugjatët u futën ushtarët rus të cilët po kërkonin vajza. E zbuluan pasi që një grua e moshuar pyeti: Ku ëshatë Gabi i vogël? Ushtari e gjeti nën tavolinë dhe e çoj për ta përdhunuar. Mëngjesin e ardhshëm sërisht një grua tjetër e moshuar ja rekomandon oficerit të tërbuar rus. Gabriele Koepp në dy muajtë e ardhshëm është fshehur nga ushtarët rus.

Takimi me Nënën

Pas 15 muajve sërisht u takua në Hamburg me Nënën, e cila ishte shumë e ftohur kur ajo u mundua ti rrëfejë se çfarë i ka ndodhur. Znj.Koepp mendon se Nëna e saj nuk dëshironte të flas për këtë rast sepse e brente ndërgjegja pse e kishte lëshuar atë dhe të motrën në tren.
Pas rënies së Berlinit përdhunimet ishin aq shumë të shpeshta sa që Kisha katolike ka shqyrtuar abortin si zgjidhje për disa viktima.
RusetPerdhunojne
Poloni. Gdanjski me të njejtin fat!

Skulptura e ushtarit rus duke përdhunuar një femër shtatzënë ndërsa i mbanë revolen në kokë, ka qëndruar vetëm tri ditë në rrugën e Lirisë në Gdanjsk të Polonisë, derisa autori Jezhi Shumçik është arrestuar për disa orë. Autori i skulpturës “Komm, frau”/lexo shqip: “Eja, grua”/, e cila është vendosur në mëngjesin e 11 Tetorit të vitit 2013, ka sqaruar se është marr me temën e përdhunimit të kryer nga ana e pjesëtarëve të Armatës së Kuqe gjatë futjes së tyre drejtë Berlinit përmes Evropës lindore gjatë viteve 1944-1945. Studenti i vitit të pestë të Akademisë së arteve në Gdanjsk ishte tronditur aq shumë për atë që ka lexuar sa kishte nevojë të shprehej përmes artit dhe kështu lindi kjo skulpturë.
Ndryshe, para se Gjermania ta sulmoj Poloninë, Gdanjsk ishte një qytet i lirë ku më shumë se 95 për qind e popullsisë ishin gjermanë. Në periudhën e vdekjes së Gjermanisë naziste, 1944-1945, ushtarët sovjetik kanë përdhunuar me miliona gra gjermane. Kanë përdhunuar edhe polake, e madje edhe ruse që ishin liruar nga robëria, ku numri i viktimave femëra arrinë në 100 mijë.
LuftaPerBeograd1944
Pak histori

Operacioni për çlirimin e Beogradit është njëra ndër betejat më të rëndësishme në Ballkan në luftën e dytë botrore. Operacioni ka zgjatur prej 12 deri me 20 Tetor të vitit 1944 dhe ishte  pjesë e një plani operativ të Frontit të III-të të Ukrainës, të Armatës së Kuqe dhe Ushtrisë Nacional Çlirimtare të Jugosllavisë, UNÇJ, duke u ndërlidhur pa ndërprerje në operacionet në Serbinë Lindore për të vazhduar me ndjekjen e armikut përmes Sremit. Çlirimi i Beogradit ka përfunduar 1.287 ditë pas okupimit gjerman. Gjatë luftës për çlirimin e Beogradit kanë humbur jetën 2.953 pjestarë të UNÇJ  dhe  976 pjestarë të Armatës së Kuqe.
“ Kur kemi arritur dy kilometra pas kryqëzimit nën Avalë drejt Ralës, sulmi ndaj gjermanëve kishte arritur kulmin. Mijëra ushtarë gjerman arritën të kalojnë rrugën e Kragujevcit dhe hekurudhën Beograd-Ralë duke tentuar të depërtojnë drejt Savës. Ushtarët e Armatës së Kuqe shpejt kanë vendosur topat dhe kaçushat u dëgjuan drejt Ripnjit. Kamë qëndruar pranë një mitralozi i cili po gjuante gjermanët. Poshtë pranë rrugës po sulmonin rusët në uniformat e tyre të bardha, e pranë tyre kozarasit tanë. Erdhi festa edhe në rrugët tona. Fëmijët e Kozarës nën Avalë me ushtarët e Armatës së Kuqe po sulmonin gjermanët! E siç na gjuajti Paveliç traktet në vitin 1942 duke shpallur Kozarën të mposhtur, Armata e Kuqe është largë dy kilometra e gjysëm dhe kurrë nuk do të takohet me të.” Kështu i kujton ditët e para të operacionit për çlirimin e Beogradit Vladimir Dedijer ndërsa në mbrëmjen e 19 Tetorit duke u gëdhirë 20 Tetori 1944 është marrë edhe godina “Albania”, në atë kohë godina me e madhe në Beograd ku dhe u ngrit flamuri jugosllav me yllin komunist.
Ndërsa kështu i kujton çastet e fundit të qëndrimit në Beograd ditari i luftës i Komandës së Vermahtit: “ Trupat ruse mbizotrojnë në Beograd, e ne arritëm që të gjitha njësitet ti transferojmë përtej lumit Sava. Kështu Tito, “çlirimtari”, vetëm përmes rusëve arriti të dominoj në Serbi dhe Beograd. Para kësaj përpjekje, ai vet, pa sukses, tri herë është munduar të futet në Serbi: Vjeshtën e vitit 1943, mars/ prill 1944 dhe korrik/gusht 1944.”  Dhe më 20 Tetor, Beogradi përfundimisht ishte i çliruar. “Disa ditë pas çlirimit të qytetit Tito arriti në Beograd dhe mori pjesë në paradën e njësiteve që e çliruan. Duke qëndruar pranë Titos në tribunë e nderit ishte e pa mundur, që të mos prekesh thelle nga pamja e partizanëve të leckosur, nga lufta të dërrmuar, të rracave dhe moshave të ndryshme të cilët marrshonin para neve,” shkruan i dërguari britanik pranë Shtabit të përgjithshëm të UNÇJ, Ficroj Maklejn në librin e tijë “Lufta në Ballkan” botuar në vititn 1980 në Beograd.
Do të thuren lavde të shumëta mbi rolin dhe heroizmin e Armatës së Kuqe në Beograd ashtu si edhe për partizanët jugosllav, dhe sot në 70 vjetorin e çlirimit nuk flitet asgjë për terrorin e këtyre komunistëve sapo çliruan Beogradin. Deri më sot flitet për më shumë se 10 mijë të vrarë nga Armata e Kuqe dhe komunistët jugosllav ndërsa vazhdon heshtja për përdhunimet e femrave në Beograd nga ushtarët rusë të cilët me nderim sot respektohen vetëm nga Beogradi zyrtarë dhe qytetarët që “nuk dinë” gjë për bëmat ruse në Beogradin e tetorit të vitit 1944.

Previous Post

SHGM-ja pyet se pse nuk sanksionohet gjuha e urrejtjes në emisionet debative

Next Post

A është frika “babai” i ne të gjithëve?

Related Posts

Si iu dorëzua Princ Vidit kurora shqiptare – Nga Ilir Ikonomi

by TheAlbanian.co.uk
12/09/2021
0

Dërgata shqiptare me Esat pashën u prit nga Princ Vidi në kështjellën e tij të familjes në Nojvid të Gjermanisë...

GAZETA BRAZILIANE (1968) / JETA E VËSHTIRË E MBRETËRVE DHE PRINCËRVE : RASTI I LEKA ZOGUT

by TheAlbanian.co.uk
15/06/2021
0

“Qiraja (taksa) civile” (të cilën kombi duhet të paguajë për të mbështetur mbretërit e tij dhe oborret përkatëse) është ajo...

Përgjithmonë mirënjohje për Kongresistin Eliot Engel

by TheAlbanian.co.uk
05/01/2021
0

Frank Shkreli Kongresisti dhe miku i madh i shqiptarëve, njëri prej mbështetevse më të dalluar në Kongresin amerikan të të...

Konferenca e Bujanit dhe rezoluta ideologjike për vetvendosje e bashkim me Shqipërinë – Nga Jusuf Buxhovi

by TheAlbanian.co.uk
03/01/2021
0

Përkujtesë historike Konferenca e Bujanit, e mbajtur nga 31 Dhjetor 1943 deri më 2 Janar 1944, paraqet një ngjarje të...

Next Post

A është frika “babai” i ne të gjithëve?

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.