Gjendja vështirësohet kur ka qoftë edhe riga të pakta të shiut, ngase rruga bëhet e pakalueshme. Prindërit detyrohen që fëmijët e tyre të vegjël t’i dërgojnë për dore në shkollën e cila gjendet aty afër.
Për më keq, skaj rrugës ndodhen edhe mbeturina te cilat kundërmojnë erë të rendë gjatë motit me diell kurse shpesh aty mblidhen edhe qentë endacakë, shkruan lajmi.net.
Në këtë lagje ka mbi 100 shtëpi . Banorët kanë thënë që pas luftës nuk është interesuar askush për atë që rrugë dhe është e njëjta që lidhë pjesët kryesore të qytetit
Në fillimin e vitit të kaluar pushtetarët komunalë kishin premtuar se me rregullimin e kushteve atmosferike do të fillojnë punimet, por punimet nuk kanë nisur ende.



























