Tronditet Ostreni i Vogël, motër e vëlla dhe një kushëri i largët i tyre humbasin jetën në humnerë. Ndërsa, me fat ka qenë kushëriri i parë i motër e vëlla, i cili në rrokullisje e sipër ka mundur të dalë nga makina dhe se tani është të paktën në jetë. Tragjedia e tri familjeve të një fisi ka ndodhur në Trebisht ndërsa mjeti ka dalë nga rruga pikërisht në një kthesë të pambrojtur. Mjeti ka dalë nga rruga, ndërsa policia ka bërë me fja drejtuesin e mjetit, që sipas tyre ka qenë më shpejtësi të madhe. Azem Karabrahimi, vetëm 21 vjeç ka qenë duke drejtuar mjetin ndërsa ka patur me vete motrën e tij, Elenën, 32 vjeç, një kushëririn e tyre të largët, Musa Nuredini. Ky i fundit sipas policisë është 55 vjeç ndërsa i mbijetuari i kësaj ngjarjeje të rëndë dhe tragjike për fshatin e vogël të Ostrenit dhe për familjet e tyre është 27 vjeçari Gentjan Sula. Sipas të dhënave saktësohet se djali ka mundur të dalë vetë nga makina ndërsa motër e vëlla bashkë me Musanë janë gjendur të pajetë në humnerë. E ndërsa Gentiani është dërguar për në Dibër të Madhe për një mjekim më të specializuar pasi ka qenë spitali më i afërt, pasi kujtojmë se vendi ku ka ndodhur ngjarja është larg nga Bulqiza dhe po ashtu edhe nga Librazhdi, ndërsa saktësohet se viktimat kanë qenë duke u kthyer nga Maqedonia. Gruaja, që është motra e djalit që drejtonte mjetin, mësohet se ishte nënë e dy fëmijëve të mitur.
Hetimet Referuar të dhënave që vijnë nga Policia e Shtetit mësohet se shkak për aksidentin e rëndë me pasojë vdekjen e tre personave dhe plagosjen e një tjetri ka qenë shpejtësia e madhe. Burimet zyrtare bënë me dije se i riu ka qenë me shpejtësi tej normave të lejuara për atë pjesë rruge, ndërsa në momentin që ka hyrë qenë duke hyrë në kthesë, për fatin e keq të tyre mjeti nuk ka prerë si duhet dhe një pjesë anësoreje rruge ka qenë e pambrojtur. Me sa duket ka qenë një tjetër aksident që ka shkëputur një pjesë të mbrojtëses dhe sigurisht që aty nuk është kujtuar askush më të kryente një rivendosje, pasi mund të ishin evituar humbjet e jetëve. Makina, “Opel” me të cilën udhëtonin katër personat ka përfunduar e shkatërruar tërë- sisht në fund të humnerës ndërsa me sa duket edhe në atë kthesë, mbikëqyrësit e rrugës, si tri ditë më parë në rrugën e Vilunit do të vendosin pengesa provizore dhe ndonjë tabelë qesharake si marrje masash./Shekulli















