• Latest
  • Trending
  • All

Rruga e Kosovës deri te MSA-ja dhe përfitimet

02/04/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 1 November, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Rruga e Kosovës deri te MSA-ja dhe përfitimet

02/04/2016
in Lajme

Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës kanë deklaruar se Marrëveshja e Stabilizim Asocimit me Bashkimin Evropian është fryt i përpjekjeve dhe përkushtimit në agjendën evropiane të më shumë se një dekade e gjysmë.

Autoritetet në Prishtinë thonë se kjo marrëveshje paraqet një fillim të ri, i cili jo vetëm i hapë rrugën, por edhe përshpejton procesin e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka deklaruar se Marrëveshja e Stabilizimi -Asociimit e Kosovës me Bashkimin Evropian, hap mundësi të mëdha për prodhuesit kosovarë.

“Marrëdhëniet kontraktuale me BE-në do të ndihmojnë në adoptimin e standardeve evropiane në vendin tonë, në avancimin e dialogut politik, në përmirësimin e standardeve të edukimit, punësimit, energjisë dhe ambientit; forcimin e shtetit ligjor dhe rritjen e efiçiencës së qeverisjes së brendshme”.

“Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit brenda saj ka një agjendë të veçantë të krijimit të një tregu të përbashkët të Kosovës dhe BE-së dhe të reformave që parashohin bashkëpunimin rajonal, lirinë e lëvizjes së mallrave, shërbimeve të punës dhe kapitalit”.

“Kjo marrëveshje synon të mbështesë tranzicionin ekonomik të Kosovës, si dhe të forcojë integrimin e saj në tregun e përbashkët të BE-së gjatë një periudhe kohore jo më të gjatë se 10 vjet që nga sot”, ka deklaruar Mustafa në ceremoninë e organizuar me rastin e hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit.

Nga data 1 prill 2016 e tutje, fati i Kosovës dhe Bashkimit Evropian do të lidhet më ngushtë se kurrë më parë, dhe kjo është një gjë e mirë për të dy palët, ka deklaruar ministri i Integrimit Evropian në Qeverinë e Kosovës, Bekim Çollaku.

“Pavarësisht rëndësisë, vërtet, të madhe që ka dhe faktit që kjo marrëveshje do t’u sjellë shumë dobi qytetarëve të Kosovës, nuk ka qenë fare e lehtë për t’i komunikuar këto dobi në mënyrë efektive”.

“Disi shpesh thuhet se dobitë janë të pakapshme apo të paprekshme për qytetarët. Por, MSA-ja do të sjellë dobi të shumta që prekin rrafshet politike, ekonomike, të përafrimit të legjislacionit, që si rezultat do të përmirësojnë institucionet, dhe mjedisin e biznesit, dhe do të ndikojnë edhe në mirëqenien e të gjithë qytetarëve”, është shprehur Çollaku.

Marrëveshja e parë kontraktuale ndërmjet BE-së dhe Kosovës, më 27 tetor të vitit të kaluar është nënshkruar nga kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Isa Mustafa.

Nga ajo kohë, kjo marrëveshje ka marrë pëlqimin e Parlamentit Evropian dhe është ratifikuar në Kuvendin e Kosovës. Ministri Çollaku ka theksuar se sa i përket pjesës politike, kjo marrëveshje nënkupton që marrëdhënia ndërmjet BE-së dhe Kosovës nga tani është e natyrës kontraktuale.

“Kjo do të thotë se nga njëra anë, Kosova merr përsipër që të zbatojë një agjendë edhe më ambicioze të reformave, të drejtuar kah zhvillimi politik, ekonomik dhe social, dhe nga ana tjetër BE-ja zotohet që t’i mundësojë Kosovës të gjitha instrumentet që ka në dispozicion, përfshirë ato financiare, që të arrihet zbatimi i këtyre reformave, në mënyrë që Kosova të përmbushë kriteret e anëtarësimit”.

“Qëllimi i përbashkët i dy palëve, është thellimi i procesit integrues të Kosovës dhe përshpejtimi i anëtarësimit të saj në BE, duke krijuar nxitjen që Kosova të përmbushë Kriteret e Kopenhagës”, ka theksuar Çollaku.

Nga pikëpamja ekonomike, thonë zyrtarët në Ministrinë e Integrimit Evropian, MSA-ja përforcon marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare, duke krijuar gradualisht një zonë të tregtisë së lirë ndërmjet BE-së dhe Kosovës.

Ata theksojnë se “kjo do të ofrojë qasje në produkte të cilësisë së lartë me çmime të favorshme për qytetarët dhe bizneset. Integrimi më i ngushtë i ekonomisë së Kosovës me tregun e vetëm të BE-së do të ketë ndikim pozitiv në tërheqjen e investimeve të jashtme”.

 

Obligimet e Kosovës me fuqizimin e MSA-së

 

Hyrja në fuqi e MSA-së, do të thotë edhe obligime të reja për Kosovën. Gjatë këtij viti, institucionet e Kosovës duhet të ndërmarrin veprime të shumta në kuadër të zbatimit të Marrëveshjes për Stabilizim-Asociim.

Një numër i madh i produkteve të Bashkimit Evropian, të cilat do të hyjnë në Kosovë, tash e tutje do të lirohen nga taksa doganore dhe disa prej tyre do të kenë zbritje të tatimit doganor.

Nga taksa doganore pritet të lirohen edhe ato produkte, të cilat të njëjtat prodhohen edhe në Kosovë.

Autoritetet doganore në Kosovë thonë se me fillimin e zbatimit të kësaj marrëveshjeje, do t’i publikojnë edhe anekset, ku do të tregohen në detaje se cilat mallra lirohen dhe cilat mallra nuk lirohen nga taksa doganore.

Zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci, ka dhënë për Radion Evropa e Lirë disa detaje të produkteve, të cilat do të lirohen nga taksa doganore.

“Marrëveshja e MSA-së është e ndarë në tre kapituj: Kapitulli i mallrave industriale, bujqësore dhe peshkataria, një lëmi e veçantë. Te kapitulli industrial, ato produkte industriale që nuk janë të parapara në anekse të marrëveshjes, janë me zero për qind. Kemi një kategori të ndryshme të produkteve industriale, për të cilat është paraparë që pas katër vjetëve, tatimi doganor të jetë zero për qind”, ka shpjeguar Stavileci.

Përfaqësues të shoqatave ekonomike që mbrojnë interesat e bizneseve në Kosovë, shprehen mjaft kritikë sa i përket lirimit të menjëhershëm që do t’iu bëhet produkteve të BE-së, e të cilat të njëjta prodhohen edhe në Kosovë.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se autoritetet e Kosovës është dashur të gjejnë hapësirë brenda kësaj marrëveshjeje,që t’i mbrojnë prodhimet vendore.

“Në këtë drejtim, prodhuesit vendorë do të sfidohen me një konkurrencë të ashpër, pasi që më shumë se 2 mijë produkte që do të importohen nga BE-ja, do të lirohen nga taksa doganore, dhe këtu do të hyjnë edhe produktet, të cilat të njëjtat prodhon edhe Kosovë”, ka shtuar Shahini.

Shahini ka kritikuar autoritetet e Kosovës, të cilat, siç ka thënë ai, kanë rënë në presion të kërkesave të Bashkimit Evropian që produktet e këtyre shteteve të lirohen pa kushte, derisa nuk është kërkuar t’iu bëhet mbrojtje më e madhe prodhimeve vendore.

Zbatimi i duhur i MSA-së brenda tre vjetëve të parë, do t’i sjell Kosovës mundësinë që të bëjë hapin e radhës në rrugën e vet integruese, që është aplikimi për statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE. /REL/

Previous Post

Ardit Gjebrea tregon se sa para mori për të intervistuar Marjan Rrokun

Next Post

Rama në Vuno: Unë e Koço do plakemi bashkë

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Rama në Vuno: Unë e Koço do plakemi bashkë

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.