• Latest
  • Trending
  • All

Rruga deri te “shpëtimi” i Trepçës

15/10/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 5 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Rruga deri te “shpëtimi” i Trepçës

15/10/2016
in Aktualitet, Lajme
Gjithashtu, Ligji ia ndërron edhe pronësinë kompleksit Trepça, nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) tek ekzekutivi. Me këtë vendim, besohet se po hapet një epokë e re për këtë kompleks.

Për gjithë këto vjet, Trepça llogaritej si një prej ndërmarrjeve më të mëdha jo vetëm në Kosovë, por edhe në ish-Jugosllavi. Në vitet e tetëdhjeta, aty punonin mbi 20 mijë punëtorë. Ndërkaq vitet e fundit, ajo e kaloi fazën e mbijetesës dhe nuk numëronte më shumë se 1400 punëtorë.

Gjiganti i ndarë në dy pjesë, në veriun e dominuar nga serbët dhe Stan Tërgun me minatorë shqiptarë nuk arriti të funksionojë si duhet, për shkak të statusit të pazgjidhur dhe ndarjes, që ngjasonte edhe në vetë qytetin e Mitrovicës.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Udhëheqësit e kombinatit Trepça thonë se ishin minatorët ata, të cilët kishin punuar që ta mbanin në këmbë gjigantin gjatë këtyre viteve të pasluftës.

Drejtori i kombinatit, Ahmet Tmava, tregon për Radion Evropa e Lirë për periudhat e zhvillimit dhe funksionimit të Trepçës.

“Një nga resurset më me vlerë është posedimi i xeherores së plumb – zinkut, që ka afër 60 milionë ton rezerva. Aktiviteti minerar në funksion të eksploatimit të xeherores së plumb – zinkut në kontinuitet prodhues, eksplatues, të minierës së Stan Tërgut daton qe 86 vjet dhe ky aktivitet minerar ka krijuar te ne edhe traditë, histori dhe emocion dhe ka krijuar çdo gjë”.

“Por, Trepça, që pas luftës është në fazën e mbijetesës. Kjo mbijetesë është bërë me peripeci të shumta dhe vetëm falë angazhimit dhe punës së jashtëzakonshme të minatorëve dhe stafit në përgjithësi, ka mbijetuar deri këtu dhe aktualisht ka probleme të shumta”, thotë Tmava.

Minatorët e Trepçës janë vlerësuar shumë herë, qoftë nga politika, qoftë nga ekspertët, si “mbrojtës të vendit” edhe në kohën e turbullirave politike në ish-Jugosllavi, por edhe në periudha të pasluftës në Kosovë.

Shyqri Sadiku, inxhinier i xehetarisë, i cili punon në minierën e Stan Tërgut, që nga viti 1981, tregon për vështirësitë, të cilat i kanë pasur gjatë këtyre viteve të pasluftës.

“Prej pas luftës, në fillim kemi qenë nën menaxhimin e UNMIK-ut, pastaj AKP-së, ku nuk kemi pasur mundësi të zhvillojmë minierën. Kushtet ku kemi punuar kanë qenë jo të mira. Problemet kanë qenë të mëdha, pasi që statusi nuk ka qenë i zgjidhur. Për vitet e mëhershme në ish-Jugosllavi ka qenë gjendje e vështirë edhe kushtet për neve, por prodhimi ka qenë i madh”, tregon Sadiku.

Minatorët e kompleksit të minierave Trepça në Kosovë dhe udhëheqësit e këtij kombinati tani shprehen optimistë se me miratimin e Ligjit për Trepçën, kësaj kompanie do t’i kthehet nami që ka pasur në të kaluarën.

Borxhi i pretenduar nga kreditorë të ndryshëm, që ishte krijuar gjatë viteve të 90-ta, periudhë kjo kur ky kompleks ishte udhëhequr nga autoritetet e atëhershme serbe, po ashtu paraqet një nga sfidat, me të cilat ballafaqohet kombinati metalurgjik, Trepça.

Ish-drejtori i Trepçës, Halil Qela, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, ka thënë se ky borxh ka ndryshuar në shifra vit pas viti, duke nisur nga disa milionë e përfunduar në miliarda euro.

“Menjëherë pas luftës na është thënë që borxhi është diku rreth 40 milionë dollarë, por vit pas viti, duke i bërë presion Trepçës, ajo vlerë është rritur në miliardë”, thotë ai.

Trepça, e cila në vitin 2015 rrezikohej të shkonte në likuidim, kishte dinamizuar hapat e Qeverisë së Kosovë në atë kohë.

Duke parë këtë rrezik, Qeveria e Kosovës pati ndërmarrë hapa të shpejtë për miratimin e Ligjit për ndërmarrje publike, sipas të cilit, “Trepça” nxirret nga administrimi i AKP-së dhe shndërrohet në ndërmarrje publike të menaxhuar nga shteti.

Ky vendim, në atë kohë ishte kundërshtuar nga partitë opozitare, të cilat kishin kërkuar që Trepça të trajtohet me një ligj të veçantë.

Çështja e statusit të kombinatit ishte bërë edhe shkas i protestave të partive politike në opozitë në janar të vitit të kaluar, që u përshkuan me përplasje të ashpra ndërmjet protestuesve dhe forcave të rendit.

Me një vendim të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme ishte zgjatur afati për më shumë se një vit që të bëhej riorganizimi i Trepçës, që nënkuptonte edhe miratimin e një Ligji për Trepçën nga Kuvendi i Kosovës.

Ky ligj, më 7 tetor u miratua në Kuvendin e Kosovës, përmes mospajtimeve, të ministrave të komunitet serb në Qeverinë e vendit.

Këta të fundit kanë ngrirë pjesëmarrjen e tyre në institucionet e Kosovës dhe i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës me kërkesën për shqyrtimin e ligjshmërisë së miratimit të Ligjit për Trepçën.

Çështja e Trepçës, çdo herë ka ngjallur reagime edhe te Beogradi zyrtar, pasi ndërmarrjen, Qeveria e Serbisë e konsideron pjesë të pasurisë së Serbisë.

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas miratimit të Ligjit për Trepçën kishte thënë se “nuk e kupton veprimin e Prishtinës për Trepçën”.

“Nuk e kuptoj se çka kanë arritur me këtë?! Çka dëshirojnë të fitojnë dhe të bëjnë?! Cila është ideja, që të thonë se e gjithë prona është e tyre?! – Nuk është”, kishte theksuar kryeministri serb Vuçiq.

Dilemave të ngritura nga kryeministri i Serbisë u është përgjigjur Prishtina zyrtare, Sokol Havolli, shef i kabinetit në zyrën e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë i ka cilësuar të pakuptimta qëndrimet e Beogradit karshi pasurisë së Kosovës.

“Ky është një vendim i pakuptimtë dhe i paefekt në Kosovë, pasi që Ligjin për Trepçën e ka nxjerr Kuvendi i Kosovës dhe është një Ligj, i cili është i barabartë për të gjithë qytetarët e Kosovës, pa marrë parasysh nëse shtrihen në pjesën jugore, perëndimore apo çfarëdo pjese të Republikës së Kosovës”,ka thënë Havolli.

Trepça, sot, brenda Kosovës, përbëhet prej 41 njësive të ndryshme, që grupohen kryesisht në tri komplekse të mëdha: në miniera me flotacione, në parkun industrial në Mitrovicë dhe në kompleksin e shkritoreve.

Por, një pjesë e madhe e këtyre kapaciteteve janë të degraduara, për shkak të mungesës së mirëmbajtjes ose mungesës së investimeve, e madje edhe keq-shfrytëzimit në të kaluarën.

Nisur nga i gjithë ky degradim kombinatit që i është bërë gjatë këtyre viteve të pasluftës, ekspertë të fushës, thonë se gjigantit i duhet kohë të rimëkëmbet, por se kjo mund të arrihet me një punë të madhe dhe me njerëz profesionistë.

Tags: albanianMitrovicëpolitika
Previous Post

Nisma thotë se Qeveria po mashtron me të dhënat për punësim

Next Post

VV-Therandë: Gjendja e rrugës në Nishor, “leckë e shqyer”

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

VV-Therandë: Gjendja e rrugës në Nishor, “leckë e shqyer”

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.