Pajtesa Doli ka studiuar për Histori dhe Edukatë Qytetare, ndërsa kjo është angazhuar për të dhënë lëndën e Astronomisë (5 orë) dhe Edukim Mjedisor (5 orë), e për këtë kërkohet që kandidatët të kenë studiuar shkenca natyrore. Po ashtu, Pajtesa për të dhënë mësim zgjedhor duhet të përgatit projekt-propozim, i cili duhet të aprovohet në Këshillin e Shkollës dhe të ketë pëlqimin e nxënësve, kushte këto të cilat nuk janë plotësuar.
Drejtoresha e kësaj shkolle, Gjylie Balaj, është zgjedhur kundërligjshëm nga DKA Prishtinë dhe Arbërie Nagavci. Këtë vendim të DKA e ka anuluar Këshilli i Pavarur Mbikqyrës, por nuk është respektuar nga DKA Prishtinë, ndërsa vendimet e tilla duhet të respektohen me automatizëm.
Në këtë shkollë nuk respektohen kriteret, psh. Violina Karaxha në muajin shtator i ka humbur 4 ditë pune ose 20 orë mësimi dhe kjo humbje nuk është evidentuar dhe nuk figuron në asnjë regjistër të drejtorisë së shkollës. Pra, mësimdhënësit nuk trajtohen në mënyrë të njëjtë, por në bazë të bindjeve politike. Të privilegjuar janë simpatizantët e VV-së.
Kujtojmë se Gjylie Balaj ishte mësimdhënëse në shkollën fillore “Faik Konica” para se ajo të zgjidhej drejtoreshë dhe e njëjta për 4 vjet nuk ishte angazhuar asnjëherë me orë kujdestarie dhe kujdestari të ndonjë klase, me arsyetimin se nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore. DKA Prishtinë të njëjtin person e emëron jashtëligjshëm dhe pa asnjë kriter drejtoreshë shkolle.
Po ashtu, VV ka punësuar në këtë shkollë një militante të VV-së nga Istogu me emrin Ena, e cila është pranuar me prioritet të lartë, e diplomuar në qershor dhe e punësuar menjëhere, pa përvojë në korrik.































