Shpëtimtari që ka gjetur vajzën ka thënë për Asociated Press se pas 17 orësh nga tërmeti ka dëgjuar disa zëra nga rrënojat e shtëpisë familjare”.
“Po dëgjoj diçka nga poshtë”, ka thënë fqinji vullnetar pas së cilit janë mbledhur zjarrfikësit.
fqinji ka filluar ta thërrasë atë me emër “Julia hajde Julia” dhe shpëtimtarët e kanë nxjerrë 10 vjeçare të gjallë.

Ndërkohë, edhe sot po vazhdojnë kërkimet për të mbijetuarit në qytete qendrore italiane të cilat janë shkatërruar nga tërmeti i shkallës 6.2 që goditi dje në mëngjes.
Mediat italiane raportojnë se numrin i të vdekurve ka arritur në 250 persona.
Kryeministri italian Matteo Renzi u ka bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë së bashku në këtë tragjedi. Ai gjithashtu vizitoi zonën e prekur nga tërmeti.
Qendra Sizmologjike Europiane (EMSC) ka raportuar se në më pak se 24 orë nga tërmeti i parë, edhe një tërmet tjetër ka goditur Italinë qendrore.
Tërmeti i tyre ishte i shkallës 4.6 që goditi rreth 66 kilometra në verilindje nga qyteti Terni, i cili ka një popullsi prej më shumë se 220 mijë banorë.























