“Zakonisht në ndryshimin e kushteve atmosferike, rritet numri i aksidenteve por janë aksidente me dëme materiale, kemi raste kur kemi aksidente me fatalitet”.
“Sa i përket aksidenteve fatale, shifra është e njejtë me muajin korrik të vitit të kaluar ku kishim nëntë, poashtu në këtë vit kemi nëntë derisa në muajt janar-korrik është në rritje numri i aksidenteve me fatalitet”.
“Numri i aksidenteve ka shënuar një rritje edhe në aksidente me dëme dhe lëndime”.
Ai ka thënë se ndër shkaktarët më të shpeshtë sa i përket aksidenteve me fatalitet është shkaktari “shpejtësi”.
“Sipas analizave si faktor kryesor është faktori njeri, automjet dhe faktori rrugë por shkaktari kryesor është kryesisht manovrimet e pasigurta me mjet, kyçjet e pasigurta në rrugë, ndërrimi i shiritave, mos mbajtja e distancës, tejkalimi i shpejtësisë e të tjera”.
Rexhepi ka thënë se ka pasur statistika të ndryshme, herë me rënie e herë me ngritje nga viti 2000 e tutje.
“Nëse flasim për vitet 2000, mund të them se vitet e fundit, nga viti 2008 kemi rënie – 2006 – 178 të vdekur, 2011 – 157 , në vitet në vijim 119, 2015 – 127, ka shënuar rënie sa i përket aksidenteve me fatalitet”, tha ai nw emisionin ‘Ora e Fundit’.
Ai megjithatë ka thënë se Kosova nuk qëndron keq në krahasim me vendet e rajonit kur flasim për numrin e aksidenteve.
Sipas tij, Policia e Kosovës ka qenë aktive në shumë plane, projekte, fushata dhe spote televizive.
“Jemi duke punuar në planet operative sa i përket sezonit, është shtuar prezenca e Policisë në të gjitha rrugët magjistrale”.
Ai ka thënë se kur bëhet fjalë për mërgimtarët që vijnë në Kosovë në sezonin e verës, nuk mund të thuhet se ata janë shkaktarët më të shpeshtë të aksidenteve.
“Ne nuk mund t’i anashkalojmë edhe mërgimtarët, kemi bashkëpunuar me Ministrinë e Diasporës, të përcillet informacioni që bashkatdhetarët të respektojnë rregullat e komunikacionit rrugor, në bazë të të dhënave nuk janë shkaktarët më të shpeshtë por nuk përjashtohen rastet”.






















