Autori është një 32-vjeçar shqiptar, që është arrestuar nga policia italiane në Giugliano.
Sipas mediave italiane çifti kishte dhe dy fëmijë. Shqiptari është arrestuar në momentet që pasi e kishte dhunuar gruan e kishte ndjekur jashtë banesës me një kaçavidë për ta vrarë.
Kapiteni Antonio De Lise, duke folur për mediat, ka thënë se gruaja ishte në skllavërim prej vitesh.






















