Mësohet se francezi ende paidentifikuar ishte në “Qafën e Qores” kur është rrëzuar nga një lartësi e konsiderueshme duke mbetur pa ndjenja, shkruajnë mediat në Shqipëri.
Në ndihmë të tij kanë shkuar menjëherë në vendngjarje Policia dhe një helikopter dhe e transportuan turistin në Spitalin e Vlorës.
Nuk dihet ende gjendja shëndetësore e tij por tashmë është nën kujdesin e mjekëve.