Të paktën dhjetë persona kanë vdekur në Spanjë pasi aeroplani ushtarak grek F16 është rrëzuar menjëherë pasi ka fluturuar nga baza ushtarake në Albacete.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:30, sipas kohës lokale, kurse ushtarët ishin duke u trajnuar në kuadër të një programi të NATO-s në Spanjë.
Zyrtarët ushtarakë kanë thënë se aeroplani luftarak grek F-16″ ka eksploduar në bazën ajrore të Albacetes në Spanjën qendrore. Raportohet edhe për 13 persona tjerë të lënduar, në mesin e të cilëve, gjashtë me lëndime të rënda.
















