Aeroplani mbante 32 pasagjerë dhe shtatë anëtarë të ekuipazhit kur ai ra afër Tiksi-t në distriktin Bulun në lindjen e largët të Rusisë.
Kushtet atmosferike kishin qenë të këqija në zonën ku ndodhi rrëzimi.
Aeroplani po kryente një fluturim të planifikuar nga Kranks-t kur ai ra poshtë 30 km në afërsi të Tiksti-t në orën 4.45 min.(19:45 GMT të së dielës).
Avioni u nda në tre copa në atë që duhej të kishte qenë një ulje emergjente.
Tre helikopterë Mi-8 u dërguan në vendin e aksidentit nga Ministria e Emergjencave të Rusisë.
Krahas 16 të plagosurve rëndë, edhe shtatë persona të tjerë në bordin janë shtruar në spital për trajtim.






















