Sipas dëshmitarëve dhe opozitës në Etiopi, rreth 50 njerëz kanë gjetur vdekjen nga ajo që njihet si ‘stampedo’.
Ndërkaq zyrtarët e qeverisë kanë deklaruar se përgjegjësit për këtë ngjarje do të përballen me drejtësinë.
Trazirat në Etiopi kanë filluar që nga viti i kaluar, pasi disa rajone janë revoltuar me margjinalizimin ekonomik dhe politik nga qeveria.
Turmat në këtë tubim janë dëgjuar duke brohoritur “Kemi nevojë për liri”, “Kemi nevojë për drejtësi”.






















